Botime

Në realizim të misionit të tij kushtetues për të informuar Kuvendin dhe publikun dhe në bazë të Deklaratës së Limës (ISSAI 1) të vitit 1977, e konsideruar Kushtetuta e Institucioneve të Auditimit më të Lartë, e cila shprehet se”Institucioni i Auditimit më të Lartë duhet të ketë fuqi dhe të drejta të raportojë dhe publikojë gjetjet e tij të rëndësishme dhe të veçanta gjatë gjithë vitit”, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis një kolanë botimesh KLSH.
> Kjo kolanë vjetore, e cila do të pasurohet nga viti në vit, do të pasqyrojë reformat që ka nisur KLSH për të thelluar auditimin financiar dhe kthyer vëmendjen tek auditimi i performancës, punën e stafit të tij për të luftuar në sistem korrupsionin dhe për ta parandaluar atë.