Trajnime nga institucionet nderkombetare

KLSH merr pjesë në seminarin e zhvilluar mbi “Auditimet në bashkëpunim (cooperative audits) ndërmjet SAIve”

Në datat 14-15 nëntor 2017, u zhvillua në Pragë, nen kujdesin e EUROSAI-t Seminari/Workshopi me temë “Auditimet në bashkëpunim (Cooperative Audits) ndërmjet SAI-ve”. Në këtëSeminar dy ditor morën pjesë rreth 60 perfaqësues nga 18 SAI, nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe IDI- Organizata per Zhvillim e INTOSAI-t. Pjesemarresit në Seminar përfaqësonin SAI-t e Gjermanisë, Çekisë, Polonisë, Zvicrës, Suedisë, Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Sllovakisë, Turqisë, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Irlandës, Serbisë, Maqedonisë, Perusë dhe Kazakistanit. Gjatë punimeve të dy ditëve, u paraqitën 16 prezantime nga eksperienca në auditimet në bashkëpunim ndërmjet SAI-ve, sidhe u realizuanworkshope në3 grupe të ndryshme. Në këtë event, KLSh u përfaqësua nga z. Sali Agaj, znj. Redina Karapici dhe znj. Angjela Nesturi.

img-20171115-wa0006 img-20171115-wa0011

Ky event u hap me fjalën përshëndetëse të Presidentit të SAIt Çek, z. Miroslav Kala, i cili krahas fjalëve mikpritëse, gjeti rastin për të prezantuar Projektin më të fundit të SAIt Çek, Projekti BIEP (Benchmarking Information Exchange). Kjo iniciativë bazohet në parimin e 3C, Komunikim, Bashkëpunim, Krahasim (Comunication, Cooperation, Comparison) dhe konsiston në shpërndarjen e informacioneve të rëndësishme tëauditimit për të zhvilluar një metodologji të përbashkët auditimi.

Prezantimi i përfaqësuesit të Gjykatës Europiane të Audituesve, Wilfred Aquilinakishte të bënte më së shumti me bashkëpunimin që ky institucion ka me çdo SAI të vendeve anëtare, të cilët janë nën auditim për përdorimin e fondeve të BE. Z. Aquilinagjithashtu solli në vëmendje edhe Projektin PPA II dhe konkretisht auditimin paralel me temë“Cilësia e Ajrit”në të cilin merr pjesë edhe KLSh.
Prezantimi i rradhës u mbajt nga znj. Maria Lucia Lima përfaqësuese e IDI-t, e cila shkurtimisht bëri një përmbledhje të modelit të ndihmës që ky organizëm ofron për SAIt gjatë auditimeve të tyre. Ajo paraqiti disa nga mënyrat nëpërmjet të cilave mund të merret mbështetja e IDI, si dhe pasqyroi sfidat kryesore gjatë këtyre misioneve.

Prezantimi i tretë u mbajt nga z. Bengt Lewin, nga SAI i Suedisë, i cili paraqiti eksperiencën e këtij SAI në auditimin paralel me temë “Identifikimi i risqeve në zhvillimin e qendrueshëm të financave publike”. Ky auditim është realizuar paralelisht nga 6 SAI, Finlanda, Letonia, Hollanda, Portugalia, Sllovakia, nën drejtimin e SAI-t tëSuedisë dhe nën monitorimin e Gjykatës Europiane të Audituesve.
Në vazhdim, diskutoi znj.Brigitte Christ përfaqësuese e SAI-t të Zvicrës, e cila solli eksperiencën e auditimit paralel me temë “Menaxhimi i procesit të Pasaportave Biometrike”. Ky auditim u realizuar nga Belgjika, Letonia, Lituania, Norvegjia, Portugalia nën drejtimin e SAI-t Zvicran.
Prezantimi i rradhës u mbajt nga KLSh, gjatë të cilit z. Sali Agaj foli shkurtimisht për mënyrën e funksionimit dhe aktiviteteve kryesore të KLSh, për t’u fokusuar më tej në prezantimin e eksperiencave të deri tanishme që institucioni jonë ka patur me homologët mbi auditimet paralele. Ai prezantoi në mënyrë të detajuar, temat e auditimeve paralele të cilat KLSh ka zhvilluar, SAIt me të cilat ka bashkëpunuar, mënyrën se si janë zhvilluar auditimet hap pas hapi, si dhe përfitimet që grupet e auditimit kanë pasur nga këto bashkëpunime.

Në vijim, fjalën e mori përfaqësuesi i Republikës së Kazakistanit, i cili paraqiti modelin e bashkëpunimit në Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik (EAEU) dhe konkretisht mbi auditimin mbi detyrimet doganore të importuesve brenda unionit.
Përfaqësuesit e SAIt të Sllovakisë sollën një prezantim në formën e një studimi, i cili ishte realizuar mbi auditimet e mundshme bashkëpunuese për vitet 2018-2020 në fushën e energjitikës dhe klimës.

Sondazhi i drejtohej 27 SAIve, por vetëm 15 prej tyre ishin përgjigjur.
Sesioni u mbyll me prezantimin e SAIt të Hungarisë mbi eksperiencën në realizimin e auditimit me temë “Sistemi i ndjekies së karrierës pasuniversitare”i realizuar në bashkëpunim me SAI-t e Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Në pjesën e dytë të ditës së parë, pjesëmarrësit punuan të ndarë në 3 grupe, duke shkëmbyer opinionet e tyre mbi pyetjet si më poshtë:
-Si të identifikojmë apo të zgjedhim një temë të përshtatshme për auditimet paralele,
-Cilat janë gjërat më të rëndësishme gjatë fazës përgatitore,
-Shëmbuj nga praktikat më të mira dhe eksperiencat më të këqia nga SAI-t pjesëmarrëse,
-Çfarë duhej të përmbajë një raport auditimi në mënyrë që të ketë impakt,
-Cilat janë mënyrat që bëjnë ta që një auditim të dështojë. Kjo pyetje u shtrua me qëllim që idetë e paraqitura nga grupet, në vijim të kthehshin në sensin pozitiv, pra mënyrat për ta bërë një auditim të suksesshëm.

Dita e dytë e workshopit filloi me prezantimin e SAIt Çek mbi databazën e auditimeve të EUROSAIt, mënyrën e funksionimit dhe përdorimit të tij, disa të dhëna statistikore mbi SAI-t që hedhin raportet e tyre në këtë database, numri i auditimeve që janë hedhur nga çdo SAI, llojet e materialeve që përmban kjo database, si dhe bëri thirrje për përdorimin maksimal të këtij formati nga SAI-t, në mënyrë që të nxiten shkëmbimet e eksperiencave, pasi theksoi shqetësimin se nga 1297 raporte të hedhura, vetëm 15 janë auditime bashkëpunuese.

Seminari u mbyll me prezantimet e SAIvetë Gjermanisë, Polonisë dhe Bullgarisë, të cilët u fokusuan në përfitimet dhe sfidat qëkëto vende kanë hasur gjatë eksperiencave të tyre në realizimin e auditimeve paralele.