Kontrolli i Lartë i Shtetit, i perceptuar si institucioni më efikas për llogaridhënien në vend nga sondazhi i IDM “Besimi në Qeverisje 2021”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka publikuar në datën 19 shtator 2022, Sondazhin e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, i cili shqyrton  perceptimin publik dhe qëndrimet e qytetarëve në çështje, si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në sondazh paraqitet perceptimi i opinionit publik edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me llogaridhënien e qeverisë, ku evidentohet se tre institucionet e perceptuara si mekanizmat më efikase për llogaridhënien në vend janë: Kontrolli i Lartë i Shtetit (71.1%), ndjekur nga Parlamenti (63.9%) dhe media (61.5%).

Në vijim paraqitet sondazhi “Besimi në Qeverisje 2021”:

Sondazhi 'Besimi në Qeverisje 2021'