Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Kuçovë

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Kuçovë

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/4, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Kuçovë, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të modifikuarpër pasqyrat financiare viti 2020, pasi anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale por jo të përhapura, ku rezultoi, se:

- Mos sistemi i llog 466, për garancitë e punimeve (5%), të objekteve të përfunduara dhe që ju ka përfunduar afati i likuidimit të garancive.

- Mos ndjekja e hapave ligjore në arkëtimin e debitorëve paraqitur me vlerë 167,809 mijë lekë dhe pastrimi i llogarisë.

- Sistemi i llog. 202 “Studime dhe kërkime”, për projektet e përfunduara dhe marra në dorëzim, duke kryer kapitalizmin e tyre në vlerën e investimit.

- Mos sistemi i llog 26 “aktive afatgjata financiare”, për vlerën e kapitali të depozituar në KF “Naftëtari”, me 100% të aksioneve;

- Pasaktësi në evidentuar në llog 467 “Kreditorë të ndryshëm”, ku një pjesë e faturave nuk paraqitet për vlerën reale të detyrimit që Bashkia Kuçovë ka ndaj subjekteve;

- Mos sistemi i llog. 231 e cila paraqitet në vlerën 129,876,824 lekë në llogaritë 212 ose llog. 213, për objektet e përfunduara dhe marra në dorëzim.

-Llog. (211) “Ndërtime e Konstruksione” nuk paraqet gjendjen reale sepse, nuk disponohet asnjë lloj dokument pronësie për 206 objekte të trashëguara nga (ish/komunat)

-Llog. (327) “Inventar i imët” nuk paraqet gjendjen reale sepse, nga procesi i inventarizimit të gjendjes fizike, kanë rezultuar diferenca në mungesë shuma 269,862 lekë, të pa sistemuara nga Drejtoria e Financës në periudhën raportuese ushtrimore paraardhëse, për të cilat kërkohet sistemimi i menjëhershëm në llogari përkatëse me kalim në debitor për mungesat dhe hyrje në administrim për tepricat.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme” të Ministrisë së Financave dhe Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”të Ministrisë së Financave.

Me Vendimin nr.95, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 8 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit