Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Durrës

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Durrës

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/3, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Durrës, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të modifikuar për pasqyrat financiare viti 2020, pasi anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale por jo të përhapura, ku  rezultoi, se:

Llogaria 466 “Kreditore për mjete nën ruajtje”,  është mbivlerësuar për 84,474,102 lekë për vitin 2020

Llogaria 467 “Kreditorë të ndryshëm”, është nënvlerësuar me 31,365,629 lekë për vitin 2020.

Mangësi në regjistrat e aktiveve afatgjata materiale si dhe sistemi i vlerës aktuale të llogarisë nr.202 “Studime dhe Kërkime”.

Llogaria 486 “Shpenzime të periudhave të ardhshme”, është pasqyruar më pak në vlerën 66,589,586 lekë, vlerë e mbetur nga kontratat e lidhura gjata viteve 2018 dhe 2019, të cilave ju ka kaluar afati 2-vjecar.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të qeverisjes së përgjithshme” të Ministrisë së Financave.

Me Vendimin nr.94, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 6 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit