Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Selenicë

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Selenicë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në zbatim të programit auditimit financiar nr.588/1 prot., datë 31.05.2021ka kryer auditimin “Mbi auditimin financiar dhe përputhshmërinë” në Bashkinë Selenicë, Qarku Vlorë, për periudhën nga data 01.01.2019 deri në 31.12.2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludoi në një “opinion të modifikuar” dhe të kundërt mbi pasqyrat financiare, të cilat nuk paraqesin në mënyrë të drejtë pozicionin financiar të Bashkisë Selenicë, mbi të cilat subjekti i audituar është mbështetur për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore, pasi mbartin gabime materiale dhe të përhapura, të cilat janë trajtuar në bazën për “opinionin e kundërt”. Bazuar në kriteret e auditimit të përputhshmërisë dhe materiale të përhapura që janë baza për dhënien e një “opinioni të kundërt”, në paligjshmëri të përdorimit të fondeve publike me vlerë 2,237,610 lekë, me të ardhura të munguara në vlerën 47,381,500 lekë dhe dëm ekonomik në vlerë 963,952 lekë, si dhe janë konstatuar disa anomali në vendosjen e kritereve dhe shpalljen fitues të OE me kritere të plotësuara në procedura prokurimi.

Janë konstatuar shkelje të kuadrit nënligjor dhe rregullator dhe në veçanti të legjislacionit specifik në drejtim të organizimit dhe funksionit të organeve drejtuese, transaksioneve financiare për shpenzimet, zbatimit të procedurave të prokurimeve dhe zbatimit të kontratave, hartimit dhe miratimit të pasqyrave financiare, menaxhimit financiar dhe kontrollit, hartimit dhe zbatimit të programeve ekonomiko-financiar (buxhetet vjetore), etj.

Janë konstatuar gabimet materiale dhe mosplotësimin në Pasqyrat financiare (bilancit) të dy viteve 2019-2020 të llogarisë nr.211 “Pyje, kullota dhe plantacione”, e cila rezulton me gjendje e lëvizje “zero”, mosparaqitje të saktë të vlerave kapitale dhe të “Aktiveve afatgjata” (AAGJ) (sipas kostove historike dhe neto); nuk pasqyrohet asnjë ndryshim shtesat/pakësimet e këtyre aktiveve afatgjata fizike dhe në vlerë nga fenomenet e ndodhura nga fuqi madhore, si zjarri dhe vërshimet e lumenjve etj., që kanë qenë prezente në dy vitet ushtrimor.

Nuk është kryer regjistrimi në kontabilitet i të gjitha aseteve të llogarisë 210 “Toka, troje, terrene” dhe llogarisë 211 “Pyje, kullota, plantacione”. Llogaria “Toka, troje, terrene” pasqyron vetëm aktivet e ish-Bashkisë Selenicë, në vlerën 140,307,952 lekë dhe nuk janë përfshirë dhe as janë llogaritur vlerat e ish komunave.

Stoku i detyrimeve (të prapambetura dhe afatshkurtra) për vitin 2019 për Bashkinë Selenicë është në vlerën 102,878 mijë lekë me një vështirësi financiare 15.98%, ku totali i shpenzimeve për Bashkinë Selenicë është në vlerën 643,745 mijë lekë dhe për vitin 2020 është në vlerën 98,988 mijë lekë me një vështirësi financiare 18.51%, ku totali i shpenzimeve për Bashkinë Selenicë është në vlerën 534,915  mijë lekë.

Nga auditimi i kryer në procedurën e prokurimit për objektin “Rikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të Ujësjellësit Selenicë, Kote dhe Armen, Bashkia Selenicë”, me vlerë 95,673,558 lekë janë konstauar shkelje ligjore si hapje pusi pa leje nga organet kopetente. Në DST janë vendosur kritere të pa argumentuara në raport me natyrën dhe përmasat e këtij objekti, nuk janë  përcaktuar që certifikata ISO të jenë të lëshuara nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë, si dhe certifikatat kërkohen të jenë të vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit ose/dhe në afatin e zbatimit të kontratës. Dokumentacioni i OE “S....” shpk shpallur fitues është i parregullt dhe është kualifikuar në mënyrë të pa drejtë, i cili ka paraqitur dokumente të pa besueshme për t’u marrë në konsideratë nga KVO për kualifikimin e operatorit ekonomik dhe me pavlefshmëri në afatet e tenderimit dhe zbatimit të kontratës dhe si pasojë, kualifikimi dhe shpallja fitues e bashkimit të operatorëve ekonomik “B.II shpk & B. shpk” dhe “S.”, është kryer në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”.

Janë konstatuar shkelje ligjore dhe kërkuar zhdëmtimi nga 15 persona i dëmit shkaktuar në vlerën 6,029,810 lekë.

Janë kryer veprime të kundraligjshme dhe hartuar dokumentacion që nuk justifikon përdorimi n e vlerës 863,952 lekë, e përfituar padrejtësisht nga subjekti “A. shpk”, vlerë e cila është lënë të zhdëmtohet nga personat përgjegjës z.L.H, K.B, A.M, M.I, A.V dhe L.B.

Janë konstauar shpërdorime karbruanti në vlerën 564,858 lekë dhe kërkuar zhdëmtimi nga z. V.V, S.H, M.B dhe M.M.

Nuk është administruar dhe dokumentuar sipas kërkesave ligjore përdorimi i karburantit nga mjetet e bashkisë dhe ka munguar përgjegjësia materiale e ligjore e personave të ngarkuar duke sjellë pasojë shkelje financiare me pasoja negative në buxhetin e Bashkisë Selenicë në vlerën totale prej 13,806,503 lekë.

Nga KLSH i është kërkuar kryetarit të Bashkisë Selenicë fillimi i proceduarve administrative për masë disiplinore për 18 punonjës të saj dhe njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.

Me Vendimin nr.170, datë 20.10.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit, ku janë rekomanduar 16 masa organizative, 3 masa zhdëmtimi dhe 3 masa për eleminimin e efekteve negative financiare.

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit