Njoftimi për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Durrës

Njoftimi për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Durrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), në zbatim të programit të auditimit nr. 775/3, datë 30.10.2020, ushtroi auditim për veprimtarinë e Bashkisë Durrës, “Mbi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë”, për periudhën nga data 01.07.2017 deri në datën 30.06.2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit arriti në përfundimin e në një “opinioni të kualifikuar”, si për aspektin financiar ashtu edhe aspektin e përputhshmërisë, ku rezultoi, ndër të tjera, se:

Nga auditimi i pasqyrave financiare të vitit 2019, u evidentuan gabime materiale, të cilat individualisht dhe si shumë, janë mbi nivelin e materialitetit të përcaktuar për vitin financiar të mbyllur 2019 dhe janë gabime materiale jo të përhapura në llogaritë vjetore të subjektit.

Niveli i realizimit të investimeve është i ulët, për vitin 2017 në masën 48.3%, në vitin 2018 në masën 40.64% , për vitin 2019 në masën 81%  dhe për 6 mujorin e parë të vitit 2020 në masën 4.54%.

Në tre raste nuk është kryer oponenca teknike për vepra me vlerë mbi 100 milionë lekë, projektet bëhen nga grupe jo me licencat përkatëse, sipas llojit të projektit. Nga auditimi i procedurave të prokurimit të zhvilluara dhe të audituara në Bashkinë Durrës, rezulton se leje ndërtimi janë dhënë vetëm për 6 objekte për punë publike në vitin 2019 dhe 7 objekte për vitin 2019, duke mos u pajisur me leje ndërtimi/ infrastrukture/ zhvillimi etj.

Në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2018 dhe një rast në vitin 2019, me vlerë të përllogaritur të kontratës në total 563,463,200 lekë, KLSH konstatoi qëndrim me dy standarde në vlerësimin e dokumentacionit të OE pjesëmarrës. Për periudhën objekt auditimi, pavarësisht se në përgjithësi ka fituar vlera më e ulët e ofruar në procedurë, rezultuan paligjshmëri në shpalljen e operatorit ekonomik fitues, në total, në 18 raste në shumën 767,719,574 lekë, ose në 38% të totalit të vlerës së përllogaritur të kontratës të audituar.

U konstatua dëm ekonomik në shumën 5,528,624 lekë, e përbërë nga zbatimi i punimeve të ndërtimit, etj., nga detyrimet kontraktuale për asetet e dhëna me qira.

Me Vendimin nr.144, datë 24.09.2021, të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit, ku janë rekomanduar 38 masa organizative, 7 masa shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të tyre, 2 masa lidhur me llogaritjen e detyrimeve në të ardhurat e munguara, 1 masë lidhur me llogaritjen e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore me efekte në të ardhurat e munguara, 55 masa administrative dhe 14 masa disiplinore.

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit