Njoftim mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Dropull

Njoftim mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Dropull

 

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 869/1 prot, datë 03.09.2021, ndryshuar me shkresën nr. 869/2, datë 27.09.2021 të miratuar nga Kryetari i KLSH-së, ushtroi auditimin “financiar dhe të përputhshmërisë” në subjektin Bashkia Dropull, për veprimtarinë nga data 01.01.2019 – 31.12.2020. Në përfundim të auditimit u konkludua me dhënien e “Opinion i pamodifikuar, me theksim çështjeje” për pasqyrat financiare dhe për përputhshmërinë.

 

- Nga auditimi i vlerësimit të mbledhjes së të ardhurave dhe borxhit tatimor u kostatua se:

Detyrimi që subjektet fizik/juridik kanë ndaj Bashkisë Dropull më 31.12.2020, është 1,391,184 lekë për 35 subjekte dhe detyrimi nga familjet është 9,701,736 lekë për 1,642 familje, vlerë kjo që sjell të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Dropull në total në vlerën 11,092,920 lekë.

 

- Nga auditimi mbi aktivitetin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor u konstatua se:

Bashkia Dropull në kundërshtim me përcaktimet e ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar, neni 4, nuk ka ngritur strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, e cila ka përgjegjësi për kontrollin e territorit dhe zbatimit të ligjshmërisë dhe standardeve teknike në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

 

- Nga auditimi i pasqyrave financiare u konstatua se:

Janë rregjistruar në librat e kontabilitetit pa u mbështetur në dokumentacion justifikues si ai i titullit të pronësisë këto llogari :


-Llogaria. 210 “Toka, Troje, Terrene” është në vlerën 198,592 lekë e pandryshuar dhe në 2020 njëlloj si vitet e mëparshme.


-Llogaria 211 “Pyje, Plantacione” paraqitet e pandryshuar prej 0 lekë.

-Llogaria e aktivit 212 “ Ndërtesa dhe konstruksione 213,511,888 lekë.

-Llogaria 467 “ Kreditorë të ndryshëm” është pasqyruar më pak për vlerën 10,730,000  lekë;

 

-Nga auditimi i 5 procedurave të prokurimit publik, janë konstatuar devijime të akteve ligjore/nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik konkretisht: 


- Në 4 raste, kriteret e vendosura nga NJP nuk janë në përputhje me natyrën dhe volumet e punës;

- Në 1 rast, kualifikimi i ofertës fituese nuk është në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara.

 

Me Vendimin nr. 212, datë 20.12.2021, të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar i auditimit, ku janë rekomanduar 11 masa organizative për përmirësimin e gjendjes.

 

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni Raportin Përfundimtar të Auditimit në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit