Udhëzues për Auditimin e Mjedisit

Gjatë 20 viteve të fundit, vetë dija globale, por edhe lokale në lidhje me çështjet mjedisore është rritur me shpejtësi, madje me theks të veçantë në çështje të tilla si degradimi i tokës, ndotja e ujit, ndotja e ajrit, mbi-peshkimi, shkatërrimi i shtresës së ozonit, shkatërrimi i pyjeve nga shirat acid dhe ngrohja globale. Rritja e njohurive dhe përvojës përçështjet mjedisore gjatë kësaj periudhe,kanë çuar në rikonceptimin e rolit dhe përgjegjësive të SAI-ve. Nga ana tjetër, shumica e problemeve mjedisore kanë karakter edhe ndërkufitar. Shpesh ato kapërcejnë kufijtë kombëtarë, si për shembull cilësia e ujit në lumenjtë kryesorë, rezervatet e peshkut, mbi-peshkimi dhe gjurmimi i krimit mjedisor.
Pra, problemet e mësipërme mjedisore janë sa probleme lokale, po aq edhe globale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, si organ Kushtetutes është hallka më e rëndësishme në Shqipëri për vetë faktin se është një institucion publik i pavarur, i cili po ushtron dhe kontrollon perfomanca të caktuara mjedisore apo si janë realizuar objektivat e përcaktuara në punën e tyre, në të gjitha institucionet e linjës të pushtetit qendror dhe vendor. Ndaj dhe jo pa qëllim, sillen në shqip botimet e përkthyera të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI 5110, 5120, 5130 e 5140, në të cilat trajtohen respektivisht çështje të mëdha mjedisore si Auditimi i Performancës së Mjedisit, Auditimi i Mjedisit dhe i Rregullshmërisë, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit, si dhe Auditimet Mjedisore të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, që sot duhet të jetë pjesë e punës së çdo audituesi në këtë Institucion.

Këto botime na ofrojnë qasje dhe shembuj ndërkombëtarë, sesi një auditues, në kontekstin e auditimit të performancës së një subjekti që zbaton programet dhe aktivitetet e Qeverisë për mjedisin, të preokupohet dhe të kryejë në kushtet e vendit Auditimin e Sistemeve të Menaxhimit të Mjedisit. Duke qenë se nuk është i lehtë auditimi për çdo entitet, nga këto botime mëson sesi çdo kush prej audituesve të KLSH mund të hartojë me kujdes një metodologji, që ta lejojë të nxjerrë konkluzione mbi realizimin e një perfomance mjedisore, siç mund të jenë: Auditime mbi përputhshmërinë me ligjet e mjedisit në aktivitetet e Qeverisë; Auditime të performancës së programeve mjedisore të Qeverisë; Auditime të ndikimit në mjedis të programeve të tjera të Qeverisë, si dhe Auditimet e sistemeve të administrimit mjedisor deri në Vlerësime të politikave mjedisore të propozuara dhe programeve.

Aktualisht, auditimi mjedis orshtron para gjithë audituesve të KLSH një sfidë të veçantë, duke i përgatitur ata për të përmirësuar e zhvilluar teknika dhe metodologji të reja në zbërthim të çështjeve,të cilat janë lënë pas dore më parë, dhe që sot nga KLSH-ja ato kanë marrë kuptim, siç janë:Iniciativat për të parandaluar ose zvogëluar dëmet në mjedis; Ruajtja e burimeve të rinovueshme dhe jo të rinovueshme; Pasojat e shkeljeve të ligjeve dhe rregulloreve mjedisore, si dhe Pasojat e përgjegjësisë së deleguar nga shteti.

Në fakt, sikundër paraqesin katër ISSAI-t e këtij botimi, vetë KLSH-ja me risitë e saj, këto vitet e fundit ka mundur të realizojë Auditime të Performancës së veprimtarive mjedisore, ku auditues të caktuar janë bërë pjesë e filozofisë për të inkurajuar subjektet e audituara në mënyrë të tillë që të raportojnë paanshmërisht në performancëne tyre mjedisore. Një aspekt tjetër që na mësojnë këto botime, si dhe eksperienca e fituar deri më tash është kushtimi i vëmendjes që duhet të shoqërojë një auditues ndaj dëmit mjedisor apo mënyrave të restaurimit të tij. Këto koncepte për KLSH përkufizohen si standarde të rejaqë lidhen memjedisin. Nga ana tjetër, me anë të këtyre botimeve, që njëherazi përkojnë me frymën aktuale të KLSH, mësojmë se një perfomancë mjedisore nënkupton edhe llogaritjen aktuale të kostove të saj apo të vlerës reale të dëmeve në natyrë, si dhe përfitimet që vijnë prej kësaj perfomance. Ndaj dhe KLSH ndodhet pranë procesit të adoptimit të politikave dhe procedurave për të rekrutuar personel me kualifikime të përshtatshme.

Në fundtë çdo auditimi, sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit, audituesit duhet të arrijnë të përgatisin një raport ose opinion të shkruar, duke përcaktuar gjetjet në formë të përshtatshme, me përmbajtje të lehtë për t’u kuptuar, të qarta, të pavarura, objektive, të drejta dhe konstruktive, kuinformacioni mbështetet nga evidenca kompetente dhe relevante auditimi (siç janë rastet e Perfomancës Mjedisore e Menaxhimit të Mbetjeve në Bashkinë e Fierit, Menaxhimi i Pyjeve në Drejtorinë e Tiranës, Perfomanca Mjedisore në AKM, Tiranë, etj.).

Nga vetë aktiviteti i KLSH, sot, dhe nga vetë këto botime kupton sesi çështjet e mjedisit mund të adresohen brenda auditimit të rregullshmërisë, dhe sesi mund të aplikohen si duhet standardet profesionale të kontabilitetit. Ndaj, dhe audituesi duhet të gjej metoda dhe praktika, ku mund të ndërmarrë kontrolle mjedisore për të kryer auditime rregullshmërie (financiare dhe përputhshmërie) ose auditime performance, siç janë të përcaktuara në Standardet e Auditimit INTOSAI. Erdhi koha, në mos ka kaluar, që Audituesi duhet të marrë në konsideratë kostot aktuale dhe potenciale, si dhe ndikimet e tyre në çështjet mjedisore. Por, gjatë kryerjes së auditimeve të mjedisit, del e nevojshme përcaktimi i kritereve teknike, sipas të cilave do të bëhet kontrolli i performancës së një subjekti të caktuar, të cilat e mundësojnë audituesin të përcaktojë, nëse subjekti raportues ka njohur, vlerësuar dhe raportuar kostot mjedisore, detyrimet dhe asetet. Janë këto kritere që e bëjnë audituesin të kontrollojë e të raportojë mbi rëndësinë e treguesve të perfomancës, nëse ai realisht reflekton një detyrim statutor apo një objektiv performance apo mbi kuptueshmëri në e tyre nëse treguesit e perfomancës janë të pagabueshëm dhe llogjika/arsyeja e tij, është e dallueshme dhe identifikueshme dhe/ose serioziteti i treguesve të performances, nëse përfaqëson në mënyrë të drejtë, një karakteristikë matëse të performancës së një funksioni apo rezultati.
Sigurisht që problemet me mjedisin, as në botë e as në vendin tonë, nuk mund të zgjidhen menjëherë, dhe as gradualisht vetëm nga veprimtaria e Audituesve. Megjithatë, rolit të tyre i kushtohet besim, pasi ata janë një hallkë e rëndësishme në këtë zgjidhje. Roli i tyre, sikundër po shfaqet në auditimet e viteve të fundit të perfomancës së problemeve mjedisore, është t’i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve, duke ofruar informacione dhe verifikime të pavarura, të besueshme dhe objektive, mbi ndikimet që kanë veprimtaritë e agjencive publike në mjedis.

Auditimi i veprimtarive mjedisore financiare, i jep mundësi audituesit të shpreh një opinion, nëse këto dokumente janë përgatitur në përputhje me kuadrin e raportimit financiar. Ai gjithashtu tregon sesi “aspektet materiale” mund të lidhen direkt me kostot mjedisore, detyrimet, ndikimet dhe rezultatet. Në këtë kontekst, auditimi të tilla, kërkojnë që audituesi të marrë në konsideratë çështjet mjedisore, si pjesë e auditimit të rregullshmërisë. Veç kësaj, audituesi duhet të jetë edhe në dijeni të zhvillimeve të vazhdueshme, si për shembull njohja e aseteve mjedisore.

Ata duhet të kërkojnë mundësi inkurajimi që klientët e tyre të fokusohen drejt praktikave më të mira - si për shembull, përgatitja e Raporteve Mjedisore.
Auditimi i veprimtarive mjedisore financiare përbën sfidë tjetër të audituesve, sepse ato mund të kenë ndikim mbi dokumentet financiare.
Gjithsesi, ndikimet në mjedis, nuk janë domosdoshmërisht të kufizuara vetëm në një periudhë të caktuar dhe mund të lind nevoja që edhe të projektohen. Për këtë arsye, audituesve mund t’iu nevojitet të zhvillojnë një metodologji për të shqyrtuar ndikimin e aktiviteteve mbi çështjet mjedisore, ndoshta për periudha më të gjata se viti kontabël. Por, ajo që bën të orientohet lehtë një auditues është mbështetja në konceptin mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku çdo aktivitet ekonomiko-industrial ruan standartet ekonomiko-sociale, kënaq nevojat e brezave dhe nuk dëmton mjedisin. Një aspekt tjetër i audituesve, jo vetëm shqiptar është edhe bashkëpunimi i tyre në Auditimin Ndërkombëtar të Mjedisit, të cilat mund të kryhen, si auditime përputhshmërie ose si auditime performance.
Titujt e botimeve të KLSH-së në këto tre vitet e fundit janë vërtet impresionues (deri tani 30 botime), si për larmishmërinë e temave, ashtu dhe për sasinë e informacionit që përmbajnë si për lexuesit e fushës së auditimit dhe të ekonomisë, ashtu edhe për lexuesin e thjeshtë të interesuar për fushën e auditimit.

Të gjitha botimet e KLSH-se i shërbejnë së pari forcimit të kapaciteteve të institucionit, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, duke bërë një hap të rëndësishëm sasior dhe cilësor në kontributin ndaj mirëqeverisjes, përmes bërjes publike dhe transparente të të gjithë veprimtarisë së tij dhe thellimit të implementimit të standardeve profesionale.

Botimet, në kompleksin integral të tyre, përbëjnë një risi për KLSH-në në veçanti, por edhe për institucionet shtetërore në përgjithësi, duke qenë dëshmi të ecjes drejt modernizimit dhe profesionalizmit për KLSH-në. Ato variojnë nga libra për historikun e KLSH-së, publikime informuese për raportet vjetore të institucionit dhe marrëdhëniet me Kuvendin, tek botimet shkencore për standardet INTOSAI, për udhëzuesit e auditimeve të ndryshme, si ai financiar, i performancës, i përputhshmërisë, integritetit dhe raportimet për auditimet.

Nëpërmjet këtyre publikimeve, lexuesi kupton botën e auditimit publik suprem, standardet që e qeverisin këtë disiplinë shkencore, historinë e institucionit kushtetues të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe gjetjet e rekomandimet kryesore në raportimet e tij periodike në Kuvend, etj.

Si përfundim, këto botime nuk janë thjesht botime të KLSH, por janë pjesë integruese qytetare dhe civile për çdo njeri dhe punonjës të administratës, i cili do t’i duhet të jetë garues, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shoqëritë moderne, drejt të cilave aspirojmë të bëhemi pjesë. Nëpërmjet zbatimit në një të ardhme shumë të afërt të auditimeve të perfomancës mjedisore në KLSH, synohet që të forcohet infrastruktura e kontrollit të vlerave dhe dëmeve mjedisore, dhe në këtë mënyrë të promovojmë integritetin dhe etikën në te gjitha institucionet e sektorit publik, duke “ udhëhequr nëpërmjet shembullit”. Sa më shumë auditime për një perfomancë të mirë mjedisore aq më e shëndetshme është një shoqëri.

Udhëzues për auditimin e mjedisit