Kontrolli i Lartë i
Shtetit po sjell në gjuhën shqipe për audituesit
shqiptarë dhe për të gjithë të interesuarit e fushës së auditimit dhe të
ekonomisë, një botim krejt të veçantë, “Standardet e Auditimit të
Zyrës së Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës (GAO) ”.
Ky botim është rishikim i
Standardeve të Auditimit të Qeverisë realizuar në vitin 2011 dhe
paraqet një version të modernizuar të
standardeve në SH.B.A, duke marrë në
konsideratë ndryshimet e fundit në
standardet e tjera të auditimit, përfshirë
edhe standardet ndërkombëtare (ky rishikim
zëvendëson rishikimin e 2007).
Ai përmban ndryshime të
mëdha nga rishikimi i 2007 që përforcojnë parimet e transparencës dhe
llogaridhënies dhe që sigurojnë kuadrin për auditime me cilësi të lartë
dhe me vlerë të shtuar.
Standardet e Auditimit të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (GAO)