Manuali KLSH-së në Auditimin e Prokurimeve
Aktivitetet
e prokurimit të kryera nga sektori publik përbëjnë një element thelbësor
strukturor në arkitekturën që i mundëson qeverisë dhe sektorit publik në tërësi
jo vetëm të kryejnë veprimet e tyre të brendshme administrative, por edhe t’i
sigurojnë vendit, publikut dhe bizneseve, shërbime bazë dhe infrastrukturë,
duke siguruar transparencë, integritet dhe llogaridhënie në shpenzimet publike.
Për më tepër, shpenzimet e prokurimeve publike përfaqësojnë një pjesë të
konsiderueshme të PBB–së të çdo vendi. Ky fakt i mundëson sistemit të
prokurimit publik që të luajë një rol strategjik dhe ndërsektorial në nxitjen e
një sërë objektivash politike të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të
një vendi.
Në secilën prej këtyre perspektivave si në veprimet e qeverisë
po ashtu dhe në ofrimin e shërbimeve publike bazë dhe infrastrukturës,
transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në shpenzimet publike dhe
ndjekjen e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm, është kritike që
aktivitetet e prokurimit të kryhen në përputhje me procedurat e kërkuara në
kuadrin ligjor të zbatueshëm për prokurimin publik, që prokurimi të kryhet në
mënyrë ekonomike dhe me efiçencë dhe se proceset e prokurimit të jenë efektive
në arritjen e rezultateve të pritura.
Ndërsa sistemi i prokurimit evoluon, kështu vepron dhe roli dhe
natyra e auditimit të prokurimit.
Ndërkohë që në të kaluarën, auditimi i prokurimit ishte
përqendruar në përcaktimin e përputhshmërisë me rregullat dhe procedurat e
zbatueshme, si dhe vënien e dënimeve për zyrtarët individualë për shkelje,
Manuali i Auditimit të Prokurimit Publik paraqet një rol të zgjeruar për
auditimin e prokurimit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kryerjen e auditimeve të
aktiviteteve të prokurimit publik të sektorit publik, luan një rol kyç në
ndihmën për të siguruar llogaridhënien në prokurimin publik po ashtu dhe për të
ndihmuar prokurimin publik të përmbushë misionin e tij në mënyrën e duhur dhe
efektive.
Task Force e INTOSAI-t përcakton se ...qëllimi i auditimit të
prokurimit publik do të jetë t’i ofrojë të gjithë përdoruesve të interesuar
informacion të pavarur, objektiv dhe të besueshëm, konkluzione dhe mendime,
bazuar në prova të
mjaftueshme dhe të duhura, për t’iu përgjigjur pyetjeve thelbësore të
identifikuara...
Duke theksuar rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm që
auditimi i jashtëm publik ka në mbrojtjen e interesave të Shtetit në fushën e
prokurimeve, KLSH u mbështet nga Banka Botërore nëpërmjet Projektit “Rritja e
Performancës së Prokurimit” i cili kishte si Objektiv: forcimin dhe zhvillimin
e monitorimit të pajtueshmërisë dhe rritjen e transparencës në procedurat e
prokurimit publik si dhe rritjen e kapaciteteve të Kontrollit të Lartë të
Shtetit për të audituar prokurimin e kontratave publike dhe kontratat e
financuara nga donatorët në Shqipëri.
Miratuar me Vendim të Kryetarit të Kontrolli të Lartë të Shtetit
nr.249, datë 28.12.2018.
Manuali i KLSH-së në Auditimin e Prokurimeve