COBIT 4.1 Objektivat e Kontrollit të Teknologjisë së Informacionit

COBIT 4.1 Objektivat e Kontrollit të Teknologjisë së Informacionit.

Libri “Objektivat e Kontrollit për teknologjinë e Informacionit” (COBIT), që po ju sillet në dispozicion në gjuhën shqipe, së bashku me Manualin e Auditimit IT janë dy botime të rëndësishme të KLSH-së në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Ky botim vjen i 42-ti në kolanën e botimeve të KLSH-së (2012-2015).

COBIT 4.11, botim i Organizatës ndërkombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Sistemeve të Informacionit, ISACA (Information Systems Audit and Control Association), është një strukturë e përdorur gjerësisht, e cila përmbledh rekomandimet, praktikat dhe metodat më të mira të vlerësimit për kontrollet e përgjithshme IT, si dhe për programet që zhvillohen në këto ambjente.

COBIT ka fituar statusin e “Biblës” në qarqet dhe organizatat e auditimit dhe të menaxhimit të Teknologjisë së Informacionit të mbarë botës. Aktualisht, ISACA, u shërben më tepër se 110,000 anëtarëve dhe profesionistëve, të cilët mbajnë certifikatat e saj.

Audituesit IT, menaxherët e biznesit dhe profesionistët në fushën e sigurimit të IT, me këtë botim, kanë në dorë një set të plotë të proceseve për menaxhimin e IT, objektivat përkatëse, masat e performancës dhe një model fillestar maturimi për përdorim të vazhdueshëm, të ndarë në katër fusha:

- Planifikim - organizimi;
- disponimi - implementimi;
- ofrimi – mbështetja
- monitorimi - vlerësimi;

Auditimi i IT, si një ndër fushat më të reja dhe më komplekse të auditimit, paraqitet me një numër të kufizuar standardesh e udhëzimesh, që përcaktojnë rregullat e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit. Botimi i këtij libri plotëson këtë boshllëk dhe është vazhdim i përpjekjeve për zbatimin e Auditimit IT në KLSH, duke e pajisur me dijet më të mira të praktikës botërore.

Ky botim dhe të tjera në vazhdim do të shërbejnë si mjete të fuqishme për shtimin e njohurive mbi menaxhimin dhe Auditimin e Teknologjive të Informacionit jo vetëm në KLSH, por kudo ku ato zbatohen.

Bujar Leskaj

COBIT 4.1