Bashkëpunime me Institucionet Homologe

Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj takon Kryetarin e Gjykatës së Llogarive të Portugalisë Dr. Vítor Manuel da Silva Caldeira

KLSH merr pjesë në seminarin e parë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, pjesë e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2030

Në dt. 21-22 nëntor 2019, në Lisbonë të Portugalisë, u organizua seminari i parë i EUROSAI-it dhe AFROSAI-t mbi ndarjen e eksperiencave në auditimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, pjesë e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për realizim deri në vitin 2030. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga mbi 50 SAI të ndryshme, kryesisht europiane dhe afrikane. Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i pjesëmarrësve për emergjencën në arritjen e 17 objektivave dhe adresimin e duhur të tyre tek qeveritë përkatëse.

Fjalën përshëndetëse të takimit e mbajtën z. Vítor Kaldeira, president i Gjykatës Portugeze të Llogarive dhe z. António Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ata e vunë theksin tek sfidat e përbashkëta me të cilat ndeshet sot komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht tek varfëria, pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor, paqja, drejtësia dhe arsimimi. Më pas, për të reflektuar mbi kontributin që mund të japin SAI-et përballë këtyre sfidave, fjalën e morën z. Dmitry Zaitsev, President i SAI-t rus që aktualisht mban presidencën e INTOSAI-t, z. Mamadou Faye, Auditor i Përgjithshëm i Senegalit, që mban njëkohësisht dhe postin e Presidentit të AFROSAI-t dhe z. Seyit Baş, President i Gjykatës Turke të Llogarive dhe njëkohësisht President i EUROSAI-t.

lisbona2 lisbona1

Në ditën e parë të takimit u diskutuan perspektivat e ndryshme për temën potenciale nën auditim. Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t solli këndvështrimin global, përmes një auditimi performance të kryer mbi një implementimin e një pjese të këtyre objektivave. SAI të ndryshme, si ai portugez, austriak, brazilian, gjerman, kenian, spanjoll, turk, etj., sollën eksperiencat e tyre kombëtare në auditimin e implementimit të objektivave të ndryshëm në kuadrin e 17 objektivave. Në mbyllje të ditës së parë të takimit u formulua edhe një rezolutë mbi konkluzionet e seminarit e konkretisht:

shape

Në ditën e dytë të takimit u organizua ceremonia festive për 630-vjetorin e Casa dos Contos dhe 170-vjetorin e Tribunal de Contas portugez. Ceremoninë e përshëndeti Presidenti i Republikës së Portugalisë, z. Marcelo Rebelo de Sousa, përfaqësuesit më të lartë të SAI-t portugez dhe të ftuar të tjerë të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare.

Në këtë seminar, KLSH u përfaqësua nga Kryetari, z. Bujar Leskaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm, z. Rinald Muça. Delegacioni shqiptar pati takime frytdhënëse me drejtues të SAI-t portugez, polak, turk, bullgar, malazez, etj. Në takim u vendosën ura bashkëpunimi për auditime të përbashkëta performance me vendet anëtare të EUROSAI-t, sikurse ai që është aktualisht në proces me SAI-n kroat, italian e slloven mbi “Ndotjen e Menjëhershme të Deteve”. Gjithashtu, departamenti i auditimit të performancës në KLSH ka kryer një sërë auditimesh performance që reflektojnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, me fokus barazinë gjinore, cilësinë e arsimimit, varfërinë, eficiensën e energjisë, menaxhimin e ujit të pijshëm, etj. Në të ardhmen, departamenti i performancës do të vijojë angazhimin në auditimin e implementimit të këtyre objektivave, për një Shqipëri që ecën krahas partnerëve të saj europianë e botërorë.