Bashkëpunime me Institucionet Homologe

Kryetari i KLSH-së, Dr.Bujar Leskaj takon Dr.Hubert Weber, hartues dhe negociator i Deklaratës së Limës të vitit 1977.

Në datat 5-6 dhjetor 2017, Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe Zyra e Kontrollorit të Përgjithshëm të Perusë organizuan në Lima të Perusë, aktivitetin për përkujtimin e 40 vjetorit të Deklaratës së Limës, e cila është dokumenti bazë mbi të cilën ndërtojnë veprimtarinë e tyre Institucionet Supreme të Auditimit. Vlefshmëria e parimeve të përfshira në Deklaratën e Limës, e konsideruar Magna Carta e Institucioneve Supreme të Auditimit, jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka një rëndësi të veçantë për mirëfunksionimin e SAI-eve.

Në këtë aktivitet, Kryetari i KLSH-së, Dr.Bujar Leskaj takoi Dr.Hubert Weber, ish-President i Gjykatës Austriake të Audimit dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t. Zoti Weber ka qenë edhe hartues i Deklaratës së Limës, miratuar në vitin 1977 në Lima, Peru.

weber1

 Kryetari i KLSH-së, Dr.Bujar Leskaj dhe Dr.Hubert Weber, hartues i Deklaratës së Limës në vitin 1977

( foto e realizuar në datën 6 dhjetor 2017 në Zyrat e Kontrollorit të Përgjithshëm të Perusë )

weber2