Bashkëpunime me Institucionet Homologe

Takimi i 63të i Bordit Drejtues të INTOSAI-t qarkore nr. 74

Takimi i 63të i Bordit Drejtues të INTOSAI-t u mbajt në Chengdu, Kinë, më 20 – 21 nëntor 2012.
Në këtë takim ishin të pranishëm 81 përfaqësues nga 31 vende të botës ndër të cilët, SAI-t e Afrikës së Jugut, Kinës, Arabisë Saudite, Austrisë, Bahamas, Bregut të Fildishtë, Ekuadorit, Hungarisë, Indisë, Meksikës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Pakistanit, Federatës Ruse, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës.

Ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësuesit e shtatë grupeve rajonale të INTOSAI-t të cilët raportuan në lidhje me tematika specifike në nivel rajonal; CAROSAI – Bahamas; OLACEFS – Panama; AFROSAI – Kamerun; ASOSAI – Korea; PASAI – Zelanda e Re; ARABOSAI – Arabia Saudite; EUROSAI – Spanja.
Përfaqësues të tjerë të SAI-ve raportuan përpara Bordit Drejtues në lidhje me arritjet e Grupeve të Punës, Komiteteve, Nën Komiteteve, Task Force dhe Projekteve në të cilët janë të përshirë.

Gjatë këtij takimi u arritën rezultatet e mëposhtme:

•Miratimi i Rregullave Procedurale për INCOSAI-n e XXI që do të mbahet ne Pekin, Kinë, më 22 – 27 tetor, 2013.
•U aprovua vendimi mbi Deklaratën e Pekinit që do të adoptohet si dokument final dhe i vetëm në fund të Kongresit.