Bashkëpunime me Institucionet Homologe

Takimi i Grupit të Punës për raportet kombëtare të SAI-ve mbi menaxhimin financiar të BE-së

Në datat 18 – 19 qershor 2009, një përfaqësues i KLSH-së nga Departamenti i Kontrollit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Administrimit dhe Privatizimit të Pronës Publike, mori pjesë në takimin e radhës së Grupit të Punës për raportet kombëtare të SAI-ve mbi menaxhimin financiar të BE-së, zhvilluar në Budapest me inisiativë të Zyrës së Shtetit të Hungarisë dhe Gjykatës së Llogarive të Hollandës.

Pjesëmarrja e përfaqësuesit të KLSH-së përkrah atyre të vendeve anëtare të BE-së, ishte me interes për vetë tematikën e trajtuar, duke patur parasysh hapat e rëndësishëm që po ndërmerren drejt aderimit europian.
 
Fokusi i diskutimeve u përqëndrua në shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta lidhur me planet vepruese, zgjidhjen e problemeve, konsolidimin financiar të qeverisjes vendore, krijimin e mjedisit të nevojshëm ligjor në secilin vend si dhe paraqitjen e raporteve në parlamentet respektive.