Njoftime

Katër auditues të KLSH drejt çertifikimit nga IDI për ISSAI

31.10.2012

IDI  (Institute of Development  Initiative) është një organizatë jo-fitimprurëse që operon si pjese e INTOSAI-it, me qëllim ngritjen e kapaciteteve njerëzore të kësaj Organizate Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.

IDI punon për të rritur kapacitetin institucional të SAI-ve në vendet në zhvillim, anëtare të INTOSAI-it,  nëpërmjet programeve të ndryshme të zhvillimit për të plotësuar nevojat e reja dhe ekzistuese të SAI-ve të vendeve anëtare. IDI e shikon rritjen e kapaciteteve të stafit të SAI-ve nëpërmjet trajnimit, shkëmbimit të njohurive dhe ngritjes së kapaciteteve si një përbërës thelbësor dhe të nevojshëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, të cilat janë pranuar nga të gjithë si jetike për realizimin e qeverisjeve të mira në sektorin publik. IDI beson se SAI-et mund të luajnë një rol thelbësor në këtë drejtim përmes realizimit të auditimeve efektive.

Objektivi kryesor i IDI-it janë SAI-et e vendeve në zhvillim. Më shumë se dy të tretat e anëtarëve të INTOSAI-it bëjnë pjesë në këtë kategori. IDI punon në baza shumëpalëshe në bashkëpunim me infrastrukturën e trajnimit në secilin nga shtatë rajonet INTOSAI, në mënyrë që të ofrojë programe efektive ne zhvillimin e kapaciteteve.

Zbatimi i Programit Iniciativa ISSAI (3I Programi) është një program global, nisur nga IDI për të mbështetur zbatimin e politikës së ISSAI-s. Këto programe në pesë rajonet e INTOSAI-t që flasin anglisht do të fillojnë në vitin 2012.

Programet e Certifikimi ISSAI janë një komponent i Nismës së Zbatimit (ISSAI 3I program). Këto tri programe te certifikimit janë:
- ISSAI  Program Certifikimi ( Auditimi Financiar)
- ISSAI Program Certifikimi (Auditimi i Performancës)
- ISSAI Program Certifikimi (Auditimi i Pajtueshmërisë)

Në këto programe trajnimi kanë fituar të drejtën të marrin pjesë edhe 4 auditues të KLSH, pasi kanë realizuar me sukses testimin on-line :
• Zj. Elfrida  Agolli
• Z.  Albert Thoma
• Zj. Marjola Lleshi
• Zj. Elfrida Taraku

Të katër audituesve të KLSH që janë përzgjedhur ju  urojmë suksese të mëtejshme!
Objektivi i Programeve të Certifikimit ISSAI është që të krijojë kapacitetet për zbatimin e ISSAI-ve, duke certifikuar “Koordinatoret e ISSAI”. Çdo pjesëmarrës i përzgjedhur  duhet të përfundojë me sukses të tri fazat e programit për të qenë i certifikuar ligjërisht si “Koordinator i ISSAI” nga Komiteti i Standarteve Profesionale INTOSAI (KDP) dhe nga IDI.