Njoftime

Kryetari Leskaj takon ambasadorin polak në Shqipëri

29.04.2013

Më datën 29 prill 2013, Kryetari i KLSH Bujar Leskaj takoi z. Marek Jeziorski, ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë.

foto takimi me amb polak 4

Z. Jeziorski shprehu kënaqësine e tij për raportet shumë të mira të bashkëpunimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka me Zyrën Kombëtare të Auditimit (NIK) të Polonisë. “Këto kontakte pasurojnë marrëdhëniet mes nesh. Shkëmbimi dypalësh i eksperiencës në një punë kaq profesionale sa auditimi suprem është diçka shumë e dobishme”, u shpreh ambasadori polak.

foto takimi me amb polak 3

Nga ana e tij, z. Leskaj nënvizoi se raportet e shkëlqyera mes dy institucioneve të auditimit më të lartë, KLSH dhe NIK janë edhe pasqyrë e ndjenjave të miqësisë dhe respektit që ushqen populli polak ndaj popullit shqiptar. Polonia është vendi i dytë në botë, pas SHBA-ve, për hershmërinë e kushtetutës së saj demokratike. Polakët kanë patur ndër vite ndjenja simpatie për shpirtin liridashës dhe demokratik të popullit shqiptar. “Kjo afëri shpirtërore është në bazën e miqësisë së ofruar nga NIK-u polak, sidomos nga Presidenti i tij z. Jacek Jezierski, një figurë e spikatur e auditimit publik në Evropë e më tej. Bashkëpunimi ka qenë konkret, me një program të plotë dhe të vazhdueshëm trajnimesh për audituesit shqiptarë”, theksoi Kryetari i KLSH.

Më datën 21 maj 2013 viziton KLSH dhe Shqipërinë Presidenti i NIK, z. Jezierski, i cili do të dekorohet nga Presidenti i Republikës z Bujar Nishani për kontribut në ndihmën ndaj institucioneve publike shqiptare. Në shenjë respekti për të dhe mbështetjen e NIK, audituesit e KLSH kanë përgatitur përkthimin ne shqip të librit të njohur “Polish Symbols” (Simbole Polake). Nga ana e tij, ambasadori polak u shpreh i bindur se bashkëpunimi dhe raportet e shkëlqyera mes të dy vendeve dhe institucioneve publike polake e shqiptare do të vijojnë edhe në të ardhmen.