Njoftime

KLSH pranohet anëtare e grupit Task Force të EUROSAI-it për Auditimin e Etikës

06.07.2013

KLSH është pranuar në qershor të këtij viti, anëtare e grupit Task Force të EUROSAI-it për "Auditimin dhe Etiken" (TFA&E), në nën-grupin e 3-të të kësaj Task Force për Auditimin e Etikes në Institucionet e tjera Publike.
Në grupin TFA&E bëjnë pjesë përveç KLSH-së, Gjykata Evropiane e Audituesve dhe SAI-et e Kroacisë, Qipros, Francës, Sllovenisë, Spanjës, Hungarisë, Islandës, Italisë, Maltës, Maqedonisë, Holandës, Portugalisë, Rumanisë dhe Serbisë.
Krijimi nga EUROSAI i Task Forcë për Auditimin dhe Etiken është një hap përpara për përmirësimin e qeverisjes brenda sektorit publik dhe brenda SAI-ve, në një mënyrë gjithë përfshirëse dhe efektive.
Mandati i dhënë nga Bordi i EUROSAI-it grupit te TFA&E ka për qellim kryesor të promovojë rëndësinë e sjelljes etike në Institucionet Supreme të Auditimit dhe në Institucionet publike.
Task Force do ti përqaset realizimit të këtyre qëllimeve, duke u përqendruar në dy fusha kryesore : "Etika brenda SAI-ve" dhe "Etika e auditimit në Institucionet publike".
Puna e këtij grupi të Task Force pritet të japë rezultate të dobishme, të tilla si studime krahasuese, krijimi i praktikave të mira, listat e dilemave etike dhe modele për kurset e trajnimit mbi etikën.

KLSH do të përfaqësohet në TFA&E me zj.Luljeta Nano dhe zj. Irena Islami.