Njoftime

Kryetari i KLSH-së takon Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri

01.06.2016

 

Më datën 31 maj 2016, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj u takua me ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler. Në fjalën e tij, z. Leskaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë, të cilat kanë një bazë historike të thellë. “Të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës qeverisë austriake dhe popullit austriak, që nga koha e Perandorisë Austro-Hungareze,  për mbështetjen konkrete dhe të vazhdueshme të aspiratave shtetformuese dhe integruese të popullit tonë, veçanërisht për mbështetjen që i dhanë themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora”, theksoi Leskaj.

Më tej, z. Leskaj përmendi marrëdhëniet e bashkëpunimit, të shtrira thellë në ekonominë dhe kulturën shqiptare, të cilat kanë vijuar dhe me një partneritet cilësor në fushën e auditimit suprem publik, me marrëveshjen e nënshkruar tre vite më parë mes KLSH dhe Gjykatës Austriake të Auditimit. Kryetari i KLSH nënvizoi kontributin në këto marrëdhënie të një prej figurave qendrore të auditimit suprem shtetëror në botë, Presidentit të Gjykatës Austriake të Auditimit dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t, Dr. Josef Moser.
 

takim_ambasadori_austrise_2694_0

SAI austriak, krahas së qënit një nga institucionet supreme të auditimit më të zhvilluara në Evropë dhe më gjerë, është gjithashtu partner i KLSH-së në procesin e rishikimit mes kolegëve “Peer Review”.

Nga ana e tij, Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler shprehu vlerësimin dhe theksoi  rëndësinë e punës dhe kontributit të një institucioni si KLSH në mirëqeverisjen e vendit dhe shtimit të kërkesës së llogarisë në administrimin e fondeve publike. Z. Sattler ju referua bashkëpunimit të KLSH me Gjykatën Austriake të Auditimit si një model i suksesshëm i fitimit të eksperiencës së duhur dhe përvetësimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit. Ai theksoi se reforma në drejtësi, në rast se do të miratohet në kohë, do të zgjidhë edhe shumë probleme të investuesve të huaj, sidomos atyre austriakë në Shqipëri.

Në fund të takimit, Kryetari i KLSH-së e uroi Ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler për detyrën e re dhe i dhuroi tre botime të Kontrollit të Lartë të shtetit që lidhen me Performancën e aktivitetit të institucionit në vitet 2012,2013,2014 si edhe doracakun “KLSH në shifra, 2012-2015”.

KLSH, pas auditimeve në Bashkinë Përmet, Skrapar dhe Lezhë, Kallëzon në Prokurori 6 (gjashtë) funksionar dhe 3 (tre) Mbikëqyrës punimesh.

06.06.2016

 

KLSH, pas auditimeve në Bashkinë Përmet, Skrapar dhe Lezhë, Kallëzon në Prokurori 6 (gjashtë) funksionar dhe 3 (tre) Mbikëqyrës punimesh, për dëmin e shkaktuar shtetit në vlerën prej 55,7 milion lekë, shkeljeve në procedurat e prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave publike.

I.3 (tre) anëtar të KVO-së në Bashkinë Përmet.
Bashkinë Përmet pasi: në procedurat e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i trotuareve në bllokun e qendrës qyteti, Përmet” ka bërë skualifikim të padrejtë të një operatori ekonomik pjesëmarrës në prokurim kur nga krahasimi i ofertës ekonomike të dy prej operatorëve ekonomike rezultoi se të dy kanë paraqitur kontratë furnizimi guri me të njëjtën shoqëri furnizuese, dokumentacioni tekniko-ligjor i të cilës është i njëjtë për të dyja kontratat e lidhura.
Për rrjedhojë KVO në vlerësimin e ofertave të këtyre operatorëve ekonomikë ka aplikuar një standard të dyfishtë, duke e vlerësuar këtë kriter si një kriter të vlefshëm dhe në pajtueshmëri me kërkesat e AK për operatorin konkurrues me ofertë ekonomike me të lartë dhe në papajtueshmëri për operatorin konkurrues me ofertë ekonomike me të ulët.
KVO ka skualifikuar ofertues të cilët plotësojnë kriteret për kualifikim duke përdorur dy standarde gjatë vlerësimit të ofertave, si rrjedhojë me përzgjedhjen e ofertës fituese autoriteti kontraktor ka paguar më shumë në vlerën 7.1 milion lekë pa t.v.sh.

II.3 (tre) anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës të zbatimit të kontratave, në Bashkinë Skrapar.
Bashkinë Skrapar pasi: nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit “Ndërtim i unazës  Jug-lindore të qytetit Çorovodë” është shkelur parimi i përzgjedhjes së ofertave, duke diskriminuar e trajtuar në mënyrë të pabarabartë ofertuesit, duke mos zbatuar kriterin themelor të prokurimit “Oferta më e ulët” dhe duke skualifikuar pa të drejtë operatorin ekonomik me ofertën më të ulët. Nga skualifikimi i operatorit me ofertë më të ulët buxhetit të shtetit dhe njësisë të qeverisjes vendore i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 7,7 milion lekë pa t.v.sh.
Mbikëqyrësit e punimeve të objekteve “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor)”, “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor) dhe “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor), kanë raportuar për punime të cilat kanë rezultuar të pakryera por të situacionuara e të pasqyruara në librezën e masave, apo kanë dubluar zërat e punimeve, duke sjellë për pasojë likuidimin nga Bashkia Skrapar të punimeve të pa kryera apo paguar dy herë për të njëjtat zëra punimesh, në dëm të buxhetit të njësisë të qeverisjes vendore në vlerën 18,5 milion lekë.

III.Përfaqësuesin e shoqërisë mbikëqyrëse të zbatimit të kontratave në Bashkinë Lezhë.
Bashkinë Lezhë pasi: Mbikëqyrësi i punimeve të objektit “Rikualifikimi i Qendrës së Qytetit Lezhë”, ka raportuar për punime të cilat kanë rezultuar të pa kryera dhe për pajisje të pavendosura por të situacionuara e të pasqyruara në librezën e masave, duke sjellë për pasojë likuidimin nga Bashkia Lezhë të punimeve të pakryera dhe pajisjeve të pavendosura, në dëm të buxhetit të njësisë të qeverisjes vendore në vlerën 22,4 milion lekë pa t.v.sh.
Nuk ka kërkuar Certifikatat e cilësisë së materialeve, nuk ka kërkuar provat e cilësisë së betonit të përdorur, provat e rezistencës së çelikut, nuk ka ushtruar kontroll mbi realizimin e punimeve konform projektit të zbatimit dhe specifikimeve teknike.

Njoftim për shtyp - Bashkia Përmet

Njoftim për shtyp - Bashkia Lezhë

Njoftim për shtyp - Bashkia Skrapar