Njoftime

Kryetari i KLSH-së organizon një pritje për nder të ambasadorit të Polonisë në Shqipëri, zotit Marek Jeziorski

02.09.2016

 Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj organizoi në datën 30 gusht 2016 në ambientet e “Art Hotel” në Tiranë  një ceremoni të veçantë për të shprehur mirënjohjen institucionale për Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Shqipërisë, Sh.T.Z. Marek Jeziorski, i cili pas pak ditësh përfundon misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Në këtë ceremoni zoti Marek Jeziorski shoqërohej nga bashkëshortja e tij zonja Tereza Garbacik-Jeziorska.

Në fjalën e tij zoti Leskaj  shprehu vlerësimin e kontributit të dhënë nga zoti Jeziorski gjatë shërbimit diplomatik në Shqipëri, duke e cilësuar zotin Marek Jeziorski  si një ambasador me përvojë dhe staturë të lartë, i cili ka qene prezent në problemet dhe gëzimet e popullit Shqiptar me idetë dhe mbështetjen që ka dhënë. Në katër vjet të misionit të tij diplomatik në Shqipëri, Ambasadori Jeziorski, ka pasur një veprimtari të shkëlqyer diplomatike dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe ka mbështetur institucionet shqiptare në kuadrin e procesit të integrimit evropian.
Pak dite me pare Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bujar Nishani dekoroi zotin Marek Jeziorski me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”, duke vlerësuar zotin Jeziorski si  njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, Ambasadori Jeziorski ka nxitur edhe më tej, marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, duke i dhënë një dimension të ri veçanërisht bashkëpunimit kulturor. Prania e tij në mediat vendase me një shqipe të përsosur, ka depërtuar në memorien e shumë shqiptarëve dhe përfaqësuesve të medias.
Këtë pritje sot e kam organizuar  jo vetëm si kryetari i KLSH-se por dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Ne, një grup audituesish dhe drejtuesish  të KLSH-së i shprehim mirënjohjen për atë çka ka bere për Shqipërinë dhe institucionet Shqiptare këto vite të qëndrimit të tij në Shqipëri.
Ceremoninë e përshëndeti dhe Grupi i Polifonisë Labe “Çipini ” me një këngë polifonike, vargjet e së cilës vlerësonin kombin polak dhe figurën e ambasadorit Marek Jeziorski.

Zoti Marek Jeziorski në fjalën e tij u shpreh, duke ju drejtuar z.Leskaj dhe audituesve të KLSH-së, se ndihej shumë i emocionuar nga kjo pritje, e cila është një nga dhuratat më të bukura që i kanë ofruar në këto ditë të fundit të qëndrimit të tij në Tiranë.
Në fund të përshëndetjes së tij, Ambasadori u shpreh, “Shqipëria është dhe do te mbetet përgjithmonë ne zemrën time dhe ky takim është një dëshmi  për ketë. Jam shumë i kënaqur qe kisha mundësinë te takohem me te gjithë ju, me grupin Çipini dhe me auditues e drejtues te KLSH-se. Keni pasur një bashkëpunim shume të mire me NIK-un Polak, në kuadër të  projektit IPA, të financuar nga BE. Jam i bindur që në vijim të këtij bashkëpunimin me stafin e NIK, ju do të bëni më të mirën e mundshme për  forcimin institucional”.
Zoti Jeziorski falenderoi Kryetarin e KLSH-së dhe vlerësoi shume vendosmërinë, këmbënguljen dhe kontributin e tij personal për zhvillimin e këtij bashkëpunimi.
Pritja u mbyll me një koktej gjatë të cilit pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë ide dhe të ndajnë opinionet e tyre.