Njoftime

Vlerësimet dhe rekomandimet e BE në Progres Raportin 2016

14.11.2016

Pjesë nga Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë publikuar në datën 9.11.2016  në të cilin jepet opinioni i Komisionit mbi veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit(KLSH).
Rekomandimi për KLSH
-KLSH të rrisë numrin e auditimeve pilot financiar/ dhe të përputhshmërisë/ rregullshmërisë në përputhje me manualet e përditësuara dhe standardet e auditimit të INTOSAI-t.  ( rekomandimi gjendet ne faqen 85)
Funksioni i KLSH (Pjesa e raportit për KLSH gjendet ne faqe 86-87 të versionit në gjuhen angleze) si auditim  i jashtëm, pavarësia operacionale dhe financiare është  përcaktuar në Kushtetutë dhe akte ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t. Duhet të merren masa që të sigurohet zbatimi i plotë i korrnizës ligjore mbi KLSH-n.
Në lidhje me kapacitetet institucionale(nr. e punonjësve) KLSH në vitin 2015 kishte vetëm 125 auditues nga rreth 170 punonjës,  krahasuar me 119 auditues në vitin 2014  dhe 113 auditues në vitin 2013.

KLSH përqendrohet më shumë në auditime përputhshmërie për përcaktimin e dëmeve ekonomike dhe shkeljeve ligjore, se sa në auditime që mund të ndihmojnë parandalimin e këtyre dëmeve në fillimet e tyre. Auditimet financiare akoma nuk rezultojnë më opinione profesionale,  megjithëse KLSH gradualisht ka filluar ti shqyrtojë ato.
Siç është nënvizuar në planin strategjik 2015-2017, KLSH po punon  për përmirësimin e cilësisë së auditimeve në përmbushje të standardeve të INTOSAI-t.
Manualet e auditimit të përputhshmërisë dhe atij financiar janë përditësuar dhe ka filluar zbatimi tyre në praktikë.

KLSH ka përshtatur planin e tij të auditimeve të vitit  2016 me metodologjinë e vlerësimit të riskut..
Ndikimi i punës audituese është akoma i kufizuar për shkak të përqendrimit më shumë tek auditimet e përputhshmërisë dhe zbulimit të parregullsive.
Në vitin 2015, KLSH ka kryer 158 auditime, duke zbuluar shkelje me vlerë 919, 9 milion Euro, gjysma e të cilës është evidentuar tek auditimi i OSHEE (ISH-CEZ Shpërndarje).
Kjo përfaqëson një ngritje cilësore krahasuar me vitin 2014, ku gjatë këtij viti u zbuluan shkelje me vlerë 87.5 milion Euro.

KLSH ka bërë 51 kallëzime  penale pranë organit të Prokurorisë, për rreth 159 zyrtarë (nga të cilët 56 ishin zyrtarë të lartë), krahasuar me 41 kallëzime të 149 zyrtarëve në vitin 2014.
Rekomandimet e KLSH, përfshijnë rekomandime për përmirësime ligjore, masa administrative, masa organizative, masa zhdëmtimi si dhe rekomandime për ndjekje penale.
Ministria e Financave ka hartuar një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga KLSH, por nevojitet një implementim sistematit.

Nga 2510 rekomandimet për masa organizative dhënë nga KLSH në vitin 2015, 817 prej tyre janë zbatuar plotësisht dhe 335 prej tyre janë zbatuar pjesërisht. Gjysma e masave disiplinore  dhe masave administrative ishin zbatuar.
Raportet e auditimit janë publikuar në mënyrë të përmbledhur çdo 3 muaj, në faqen zyrtare të KLSH.

Raporti vjetor i KLSH, për vitin 2015 është dorëzuar në parlament  dhe është duke u diskutuar.