Trajnime nga institucionet nderkombetare

Zhvillohet workshopin mbi vetëvlerësimin e IT (ITSA) për vitin 2014.

Në datat 30 shtator dhe 1-2 tetor 2014 u krye procesi i vetëvlerësimit të IT me moderim nga Z. Massimo Magnini e z.Alberto Parisi nga SAI i Zvicrës dhe z. Kozma Kondakçiu zv moderator lokal.

Vetëvlerësimi u zhvillua në formën e workshopit mbështetur në metodologjinë e aprovuar nga Grupi i Punës së IT të EUROSAI-t dhe pati si qëllim zhvillimin e aftësive të pjesëmarrësve në zbulimin e boshllëqeve të mundshme të proceset e punës në KLSH si dhe mbështetjen e IT për to.

Ditën e parë pjesëmarrësit në workshop pas prezantimit nga moderatorët të procesit të vetëvlerësimit si dhe njohjes me proceset e punës të përzgjedhura në fazën parapërgatitore të workshopit u kalua në procesin e vlerësimit të 15 proceseve të punës në KLSH dhe 15 proceseve COBIT, nëpërmjet plotësimit të pyetësorëve me një shkalle vlerësimi nga 1 ne 5 në varësi të rëndësisë që ka IT për këto procese, vlerësimit të gjendjes aktuale si dhe përcaktimit të rëndësisë për të ardhmen.

Rezultatet e anketimit u përpunuan nga grupi i punës dhe ju prezantuan pjesëmarrësve nga moderatorët me një analize statistikore shumëplanëshe.

Përmbledhja e rezultateve kaloi në një analizë SWOT nga secili pjesëmarrës e cila për proceset e kuotuara në nivelet me te ulëta kërkonte përcaktimin e:

  • Pikave te forta

  • Pikave te dobëta

  • Kërcënimeve

  • Oportuniteteve

Ditën e dytë pjesëmarrësit kaluan në analizën e rezultateve nëpërmjet një debati konstruktiv për gjetjen e rrugëve e masave për daljen nga të metat e vetë konstatuara duke projektuar një listë me veprime për të ardhmen dhe duke i klasifikuar ato sipas prioriteteve.

Roli i moderatorëve në këtë faze ishte ai i sjelljes së eksperiencave nga SAI Zviceran dhe ato të vendeve të tjera Europiane te cilat i ishin nënshtruar këtij procesi.

Në përfundim të këtij vetëvlerësimi për zgjidhjen e pikave të dobëta nga pjesëmarrësit në saj të u hartua një plan veprimi për përmirësimin e proceseve të gjykuara me më pak pikë si u caktuan prioritetet këtij plani veprimi.