Trajnime nga institucionet nderkombetare

Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë.

Nën moton e e INTOSAI-it “Experientia mutua omnibus prodest” në datat 9 - 12 Mars 2015 në Gjykatën Evropiane të Audituesve (ECA), në Luxenburg, u organizua workshopi mbi “Auditimin e Performancës”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim pune u përfaqësua nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës z. Rinald Muça, Kryeaudituesi i këtij departamenti  z. Artur Hasanbelliu dhe Audituesi i Lartë z. Alfred Zylfi.

Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të SAI-eve dhe institucioneve të tjera nga vende të ndryshme si, Turqia, Rusia, Finlanda, Suedia, Franca, Spanja, Italia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina .

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me Gjykatën Europiane të Auditorëve, fazat për përgatitjen dhe kryerjen e auditimit të performancës nga ana e kësaj gjykate, si dhe njohja me praktikat më të mira në këtë fushë.  Leksionet në trajnim u referuan nga znj. Jane Squire përfaqësuese e “demos Grup”, z. Luc T’Joen, z. Jussi Bright, z. Team Ieader dhe         z. James  Verity përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Audituesve.

Ndër temat e referuara në këtë trajnim mund të përmendim :
- Auditimi i performancës në Gjykatën Evropiane të Audituesve
- Hyrje në auditimin e performancës;
- Diskutim në grup duke eksploruar mbi ECA dhe karierën jashtë auditimit të performancës
- Përzgjedhja e prezantimit temës së auditimit të performancës
- Studimi paraprak dhe vlerësimi i rriskut
- Mjetet e auditimit të menduarit krijues
- Planifikimi i auditimit dhe analiza e çështjes. (“Hierarkia e pyetjeve”, ”Evidenca e planit”)
- Raste studimi (auditimi i ndërtimit të porteve dhe aeroporteve ne disa shtete)
- Shkrimi i konkluzioneve
- Paraqitja e raportit të auditimit të performancës

Trajtimi i temave u realizua gjithashtu dhe nëpërmjet, ilustrimit me shembuj konkretë në formë ushtrimesh të cilat u trajtuan nga grupet e pjesëmarrësve ndërmjet dhënies së mendimeve për çdo rast. Audituesit pjesëmarrës kontribuan me pjesëmarrje aktive gjatë zhvillimit të debatit mbi veprimtarinë audituese, duke shkëmbyer eksperiencat e ndryshme të auditimit të institucioneve përkatëse. Vlerë e shtuar në këtë takim ishte shkëmbimi i eksperiencave por mbi të gjitha rastet e studimit dhe mënyra se si ato u bënë prezente nga ana e lektorëve. Audituesve pjesëmarrës të këtij ëorkshopi iu prezantuan për zgjidhje rastet e studimit dhe më pas rezultatet e arritura nga pjesëmarrësit e ëorkshopit u karahasuan me rezultatet e audituesve te ECA-s të cilët kishin audituar rastet e studimit. Në përfundim të krahasimit të rezultateve të auditimit trajnuesit e ECA-s vlerësuan maksimalisht punën e audituesve pjesëmarrës të ëorkshopit sepse ato ishin të njëjta me rezultatet në të cilat kishin dalë edhe audituesit e ECA-s.

Në përfundim pasi u vlerësua puna dhe niveli profesional i pjesëmarrësve u dol në konkluzionin se ëorkshope të tillë përveç ndarjes së eksperiencës rrisin edhe mundësitë reale për Auditime Paralele të Performancës ndërmjet vendeve të rajonit apo edhe më gjerë. Një eksperiencë të tillë aktualisht KLSH sapo e ka konkretizuar me Auditimin Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë për vendet Ballkanit Perëndimor.