Njoftime

Vizite studimore në Ministrine e Reformave dhe shpenzimeve publike të Irlandës në kuadrin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike

21.03.2019

Kontrolli i Lartë i Shtetit si Institucioni më i Lartë i Auditimit Publik është konsideruar si një nga shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Financave Publike, nëpërmjet të cilit do të sigurohet mbikqyrja e funksionimit dhe efektivitetit të sistemit të mireadministrimit financiar publik në Shqipëri.

Në 28 Shkurt – 2 Mars 2019, dy përfaqësues të KLSH znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme dhe Znj. Albana Gjinopulli, Drejtore e Departamentit të Metodologjisë dhe Sigurimit të Cilësisë,  morën pjesë në vizitën studimore që u organizua në Dublin, Irlandë nga Projekti “ Asistencë Teknike për krijimin e kapaciteteve për Strategjinë MFP”.

Qëllimi i vizitës ishte mundësimi i eksplorimit nga pjesëmarrësit të  praktikave të mira në lidhje me përparësitë kryesore të reformës së MFP-së për të ecur përpara , brenda një konteksti të revitalizuar, me qëllim rritjen e impaktit të reformës. Irlanda është konsideruar nga FMN dhe BE si një histori suksesi në rimëkëmbjen nga një krizë masive financiare dhe fiskale ndër vendet anëtare të BE-së.

Përveç përqëndrimit në prioritetet kryesore të reformës së MFP  kjo mundësoi njohjen me disa prej faktorëve dhe qasjet optimale për rritjen e ritmit të ndryshimeve në zbatimin e rishikuar të Strategjisë.
Axhenda e organizuar në Ministrinë e Reformave dhe Shpenzimeve Publike përfshiu prezantime dhe diskutime ndermjet kolegeve të fushave kryesore të menaxhimit të financave publike të tilla si, Reforma ne Konsolidimin e  Buxhetit, Këshilli Fiskal, Shpenzimet Kapitale duke i dhënë një pjesë të vecantë fokusit mbi rëndësinë që mbikqyrja e refomave ka patur dhe ka në suksesin e synuar.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2014 -2020  për Shqipërinë , ka  vendosur si objektiv të përgjithshëm:  arritjen e një buxheti  më të mirë-balancuar dhe të qëndrueshëm me një raport të ulur të borxhit publik nëpërmjet konsolidimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe proceseve të auditimit, dhe ku ekzekutimi i buxhetit është i lidhur siç duhet me politikat e Qeverisë. Vizioni i reformës në sistemin e Menaxhimit të Financave Publike  është garantimi i një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Auditimi publiik luan një rol të rëndësishëm në mbikqyrjen aktive të këtij sistemi. Në mënyrë të vecantë tre komponentën e auditimit publik : Auditimi i Jashtëm (SAI- Institucioni Suprem i Auditimit), auditimi i brendshëm si dhe Autoriteti i Auditimit për fondet e BE-së  krijojnë një mekanizëm të plotë nëpërmjet të cilit Parlamenti i vendit merr siguri mbi shkallën e përgjegjshmërisë së treguar nag zyratrët qeveritarë në përdormin e fondeve publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka një rol të rëndësishëm në Menaxhimin e Financave Publke në vend duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllimin e kësaj strategjie për rritjen e transparencës  për Parlamentin, sektorin financiar, komunitetin e biznesit, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë, politikat e ndjekura dhe përpjekjet e bëra për forcimin e MFP-së në vend.

Nën këtë aspekt , ruajtja fhe forcimi i pavarësisë së SAI-t, kryerja e auditimeve në pajtueshëmri të plotë me Standartet e INTOSAI-t dhe forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm publik konsiderohen si një hallkëe zinxhirit të vlerës në meireadmisnitrimin e fondeve publike.

Reforma në sistemin e menaxhimit të financave publike nuk do të mund të kosidrohet e plotë nëse komponenti i auditimit publik nuk do të siguronte një mbikqyrje efektive , e cila do të sjellë impakte të rëndësishme në jetën ekonomiko-financiare të vendit.