Njoftime

KLSH merr pjesë në Tryezën e rrumbullakët organizuar nga SIGMA dhe OECD lidhur me rritjen e impaktit të auditimeve në publik.

27.03.2019

Në datën 20-21 mars 2019, në Paris u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Praktikat e raportimit për të rritur impaktin e auditimeve në publik”. Ky aktivitet u zhvillua nga SIGMA në bashkëpunim me OECD dhe SAI-n e Malit të Zi . Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin vendet kandidate, potencial kandidate dhe përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Audituesve.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndikimit te auditimeve në publik dhe përcjellja e mesazhit nëpërmjet një gjuhe sa më të thjeshtë dhe të perceptueshme për publikun e gjerë.

parisi

Tryeza e rrumbullakët mblodhi së bashku SAI-të e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Turqisë. Kontrolli i Larte i Shtetit në këtë aktivitet u përfaqësua nga z. Artur Hasanbelliu, Drejtor i Audimit të Brendshëm , z. Gjovalin Preci, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë dhe znj. Amantja Patozi Specialiste në Drejtorinë e Komunikimit.
 
Rritja e efektivitetit të raportimit është një objektiv i qëndrueshëm afatgjatë i shumicës së SAI-ve. Ata e pranojnë se raportimi me cilësi të lartë është thelbësor për ndërtimin e besimit në integritetin dhe objektivitetin e institucionit, i cili rrjedh nga dërgimi i raporteve të duhura tek audienca e duhur në kohën e duhur.

Objektivat kryesore të tryezës së rrumbullakët ishin krijimi i një platforme për diskutim midis SAI-ve të Rrjetit në lidhje me sfidat me të cilat përballen në lidhje me arritjen e rezultateve që synojnë me punën dhe raportet e tyre të auditimit dhe zgjidhjet e mundshme që mund të gjenden.

Tryeza e rrumbullakët ishte interaktive dhe u bazua në prezantime të rasteve. Ekspertët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) njoftuan pjesëmarrësit rreth praktikave të BE-së dhe SAI-të e Rrjetit ndanë praktikat e tyre aktuale të raportimit dhe përpjekjet që ata kanë bërë për të rritur ndikimin e punës së auditimit përmes raporteve të tyre.

Tryeza gjithashtu u ofroi pjesëmarrësve mundësinë për t'u takuar joformalisht, për të krahasuar përvojat kombëtare dhe për të diskutuar çështje specifike mes kolegëve.