Njoftime

Zgjidhet Presidenti i Ri i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë

03.09.2019

president i ri nik

Më 30 gusht 2019, Z. Marian Banaś u emërua President i Zyrës Supreme të Auditimit (NIK) nga Sejm-i (Dhoma e Ulët e Parlamentit Polak) dhe u miratua nga Senati (Dhoma e Lartë e Parlamentit Polak). Presidenti i ri i NIK-ut u betua zyrtarisht dhe mori mandatin e tij gjashtëvjeçar sipas formulës së mëposhtme:

“Duke marrë postin e Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit, betohem solemnisht se do të qëndroj besnik ndaj dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Polonisë dhe që do t'i përmbush detyrat e mia në mënyrë të paanshme dhe me kujdes maksimal. Prandaj më ndihmo Zot!”

Marian Banaś u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Administratës në Universitetin e Jagiellonias (1979). Ai gjithashtu ndoqi studime fetare dhe filozofi në Akademinë Papnore të Teologjisë. Më pas Marian Banas plotësoi aplikimin për në gjykatë, të cilin e përfundoi në vitin 1996, me dhënien e provimit për gjykatës dhe njëkohësisht ndoqi trajnimin për auditues pranë Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë. Ndërsa studimet e tij pasuniversitare, ai ia dedikoi auditimit të brendshëm (2009-2010).

Z. Banaś ishte një nga themeluesit dhe aktivistët (1976-1980) e Aksionit për Pavarësi dhe Institutit të Katyn. Në 1981-1983, Marian Banaś vuajti dënimin me burgim për veprimtarinë e tij në lëvizjen Liria e Solidaritetit (Solidarność). Në vitin 1990, atij iu akordua Kryqi i Kalorësit të Urdhrit “Polonia Restituta” nga qeveria polake në mërgim dhe në vitin 2011 Kryqi Zyrtar i Urdhrit “Polonia Restituta” nga Presidenti i Republikës Polake. Z. Banas gjithashtu ka marrë edhe medaljen "Firmë në fjalë" – nderim që akordohet njerëzve që në vitet '80, duke rrezikuar shtypjen dhe burgosjen, vepruan në shërbim të lirisë së fjalës në Poloni. Së fundmi, në vitin 2015, ai mori edhe Kryqin e Lirisë dhe Solidaritetit, nga Presidenti i Republikës, z. Andrzej Duda.

Marian Banaś ishte këshilltar i Ministrit të Brendshëm gjatë qeverisë së Jan Olszewski. Në 1992-2015 ai mbajti poste të ndryshme në NIK (ndër të tjera ekspert i vjetër i auditit publik dhe këshilltar juridik). Nga 21 Nëntori 2005 deri më 2 Janar 2008, ai shërbeu si Nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Financave dhe që nga 28 Nëntori 2005 gjithashtu edhe si Shef i Shërbimit Doganor.

Më 19 Nëntor 2015, ai u emërua Nëndrejtor i Shtetit në Ministrinë e Financave, dhe më 9 Dhjetor 2016, Sekretar i Shtetit, si dhe Shef i Administratës Kombëtare të të Ardhurave dhe Shërbimit Doganor. Z. Banas gjithashtu ka mbajtur pozicionet e Inspektorit të Përgjithshëm të Informacionit Financiar dhe atë të Komisionerit Qeveritar për Luftimin e Mashtrimit në Republikën e Polonisë dhe Bashkimin Evropian.

Që nga 4 qershori 2019 deri në zgjedhjen si President i NIK - Ministër i Financave të Polonisë.

Marian Banaś merret me sport dhe është trajner karate. Ai është bashkëshort dhe baba.

Curriculum Vitae e Presidentit të Zyrës Kombëtare të auditimit të Polonisë, Z.Marian Banas