Njoftime

KLSH merr pjesë në takimin e nëngrupit e-Qeverisjes të grupit IT të EUROSAI–t

23.09.2019

Në datat 18 dhe 19 shtator 2019 në Lisbonë të Portugalisë u zhvillua takimi mbi Hapësirën e Kontrollit të e-Qeverisjes dhe Manualit Aktiv të

Auditimit IT, i nën grupit IT të EUROSAI–t, ITWG, një nga grupet e punës më aktive të EUROSAI-t që ka si qëllim të nxisë Institucionet Supreme të Audimit të Evropës që së bashku të eksplorojnë ndikimet strategjike që vijnë si rezultat i zhvillimeve në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), si në fushën e auditimit dhe në përdorimin e IT-së në administrimin institucional të SAI-ve.

Në takimin e organizuar nën kujdesin e Gjykatës së Llogarive të Portugalisë morën pjesë përfaqësues nga Polonia, Portugalia, Estonia, Latvia, Slovakia, Bosnia dhe Herzegovina, si dhe një përfaqësues i GAO të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
KLSH u përfaqësua në këtë takim nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit Z. Kozma Kondakçiu dhe audituesit Znj. Elsona Papadhima dhe Z. Delor Prosi.

groupphoto

Në datën 18 Shtator, z. Pawel Jan Banas, përfaqësues i NIK-ut të Polonisë, në emër të SAI-t kryesues të grupit të punës, pas fjalës se hapjes dhe falënderimit të Gjykatës se Llogarive të Portugalisë si vend pritës i këtij takimi, beri një prezantim të projekteve të nëngrupit të qeverisjes elektronike. Më pas pjesëmarrësit diskutuan mbi rëndësinë që ka për qeveritë që kërkojnë të aplikojnë qeverisjen elektronike e-GOV, hartimi dhe zbatimi i një bazë ligjore që rregullon përdorimin e IT në shërbimet publike, duke u siguruar që korniza ligjore të jetë në një hap me zhvillimet në këtë sektor. Ky diskutim u ndoq me shumë interes dhe vëmendje nga përfaqësuesit e KLSH pasi dhe Shqipëria ka një platformë shërbimesh digjitale si e-Albania.

Nga z.João Carlos Cardoso, përfaqësues i Gjykatës së Llogarive të Portugalisë, u prezantua versioni web i Manualiti Aktiv të Auditimit IT (AITAM), një version i ri dhe i përditësuar.
Dita e parë e takimit u pwrmbyll me prezantimin e z. Madhav Singh Panwar i GAO së SHBA-t mbi përditësimin e kapitullit të 5-të mbi IS/Siguria e informacionit në Manualin e Auditimit IT.

Në ditën e dytë takimi vijoi me prezantimin e projektit IC-Watch nga z.Banas. Së bashku me z.Piotr Prokopczyk të NIK-ut të Polonisë, z. Banas prezantoi gjendjen e projektit CUBE për auditimet, duke e demonstruar atë dhe me shembuj konkretë të raporteve të auditimit të GAO-s të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe NAO-s Anglez. Në prezantimin e tij z. Banas theksoi se “CUBE (Control Space for e-Government) është një modul i dizenjuar nga SAI-t pjesëtarë të EUROSAI - IT Working Group, për të thjeshtuar dhe konsoliduar auditimin IT. Synimi i këtij moduli është që të kthehet në një bazë të dhënash inteligjente për raportet e auditimit, prej të cilit mund të aksesohen lehtësisht auditimet e qeverisjes elektronike e-GOV”.

Në vijim përfaqësuesit në takim u përfshinë në zhvillimin e ushtrimeve praktike nga auditime të marra nga CUBE për testimin e modulit të ngritur me bazë teknologjinë e inteligjencës artificiale për përzgjedhjen dhe vlerësimin gjetjeve kryesore të një projekti auditimi.
Në fjalën përmbyllëse moderatorët e takimit, z. Pawel Jan Banas dhe z. João Carlos Cardoso, njoftuan se takimi i radhës i EUROSAI-t ITWG do të zhvillohet në muajin tetor në Bratislavë 2019 të Sllovakisë.