Njoftime

Fjala e z. Gene Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i SHBA-ve

03.10.2019

Diskutim në Temën e II-të të Kongresit INCOSAI XXXIII, 23-27 shtator 2019, Moskë

Tema II “ Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-ve) në Arritjen e Prioriteteve dhe Qëllimeve Kombëtare”
Miremengjes. Unë po filloj duke falënderuar Presidentin e Dhomes Ruse te Llogarive, Aleksej Kudrin dhe Dhomën e Llogarive të Federatës Ruse që më ftuan të marr pjesë në këtë seancë plenare të rëndësishme për Temën e II-të të Kongresit.

Siç e dimë të gjithë, ISSAI 12 –“Vlera dhe përfitimet e Institucioneve Supreme të Auditimit” na bën thirrje që të bëjmë një ndryshim në jetën e qytetarëve. Tema jonë për këtë pasdite është veçanërisht e përshtatshme, pasi një përgjegjësi thelbësore e SAI-ve është të sigurojmë që ne po punojmë për çështjet dhe përparësitë më të rëndësishm,e me të cilat përballet secili prej vendeve tona.

Si shumë SAI të tjerë, GAO ka një plan strategjik që udhëzon punën tonë dhe na mban të përqendruar në çështjet jetike për Shtetet e Bashkuara. Plani ynë aktual, që përfshin vitet 2018-2023 eksploron trendet, paqartësitë kryesore dhe implikimet e tyre, dhe nxjerr në pah çështjet kombëtare që mund të jenë shqetësimi më i madh për Kongresin tonë dhe popullin amerikan në vitet dhe dekadat e ardhshme. Qëllimet strategjike të planit, objektivat strategjikë dhe përpjekjet kryesore detajojnë përparësitë dhe organet thelbësore të punës që do të ndërmarrim, në përgjigje të këtyre tendencave dhe paqartësive.

Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh shtrirjen e mandatit të GAO-s dhe objektivat e Axhendes së vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm te OKB-se, si dhe 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, se ekziston një shkallë e lartë e përafrimit të drejtpërdrejtë midis planit tonë strategjik dhe ketyre qellimeve. Për shembull:

• OBJEKTIVI 4 i ZHVILLIMIT TE QENDRUESHEM është "Sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë me cilësi dhe promovimi i mundësive për të mësuar gjatë gjithë jetës". Në SH.B.A. dhe gjetkë, kolegji dhe arsimi tjetër pas arsimit te mesem -duke përfshirë programet e arsimit profesional, të diplomuarve dhe programe të tjera - luajnë një rol jetësor në mbështetjen e suksesit ekonomikpër individët dhe kombin në tërësi. Për të zgjeruar aksesin në arsimin pas atij te mesem, programet federale të SHBA-ve japin miliarda dollarë ndihmë çdo vit. Sipas objektivit strategjik të GAO-s për të mësuar gjatë gjithë jetës, ne kemi bërë raporte të shumta për shumë vite dhe kemi bërë shumë rekomandime për nevojën për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe përgjegjshmërinë e programeve federale të ndihmës studentore. Raportet kanë treguar nevojën për të forcuar programet e ndihmës, për të vepruar më mirë në dobi të studentëve dhe taksapaguesve, si dhe për të përmirësuar përgjegjshmërinë për rezultatet e studentëve, duke ruajtur qasjen.

OBJEKTIVI 13 i ZHVILLIMIT TE QENDRUESHEM është që "të ndërmarrë veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ndikimet e tij". Sipas Këshillit Kombëtar të Kërkimit Shkencor të SHBA dhe Programit Global të Kërkimit Shkencor të Ndryshimeve Klimatike të SHBA.-së, ndryshimet në klimën e Tokës — përfshirë temperaturat më të larta, ndryshimet e reshjeve, rritja e nivelit të deteve, si dhe ngjarjet më të rënda dhe të shpeshta të motit — janë duke u zhvilluar dhe pritet të rriten me kalimin e kohës. Këto rreziqe krijojnë ekspozim të konsiderueshëm fiskal për qeverinë federale.
Raportet e fundit të GAO-s, nën objektivin tonë strategjik, që mbulojnë burimet natyrore dhe mjedisin, rishikuan dobësitë e energjisë, ujit, infrastrukturës mbrojtëse, rreziqeve të acidifikimit të oqeanit dhe efekteve të ndryshimit të klimës në siguruesit federalë dhe zinxhirët e furnizimit. Zbuluam se agjensitë federale kanë filluar të adresojnë rreziqet e ndryshimit të klimës. Sidoqoftë, shumë më tepër duhet të bëhet, duke pasur parasysh shtrirjen e problemit aktual dhe në zhvillim të klimës.

• OBJEKTIVI 16 i ZHVILLIMIT TE QENDRUESHEM është "Të promovojë shoqëritë paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm, të sigurojë qasje në drejtësi për të gjithë dhe të ndërtojë institucione efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet". Puna GAO-s në përputhje me këtë objektivi përfshin të gjitha objektivat tona strategjike. Për shembull, ne punojmë në larminë e fuqisë punëtore federale, kemi rishikuar strategjitë e qeverisë lidhur me angazhimine qytetarëve, ne shpesh shohim se si programet federale u shërbejnë kategorive vulnerabël të popullsisë dhe ne punojmë për të forcuar transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverisë.
Programi ynë i Rrezikut të Lartë dhe raportet tona vjetore të copëzimit të programit federal, mbivendosjes dhe dublimit dhe mundësive për kursime të kostos dhe zgjerim të ardhurash, janë dy nisma specifike të GAO-s, që janë të përqendruara drejtpërdrejt në adresimin e çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara.

Së pari, në lidhje me programin tonë të rrezikut të lartë: Që nga fillimi i viteve 1990, programi i vleresimit te risqeve te larta i GAO-s e ka përqendruar vëmendjen në operacionet e qeverisë, te cilat paraqesin vulnerabilitet më të madh ndaj mashtrimit financiar, shperdorimeve, abuzimeve dhe keqmenaxhimit, ose që kanë nevojë për transformim për të adresuar ekonomicitetin, efiçiencen, ose sfidat e efektivitetit. Çdo dy vjet ne raportojmë për përparimin që adreson zonat me rrezik të lartë dhe përditësojmë listën e risqeve të larta. Raporti ynë më i fundit, publikuar në muajin mars 2019, diskutoi 35 fushat me rrezik të lartë që janë ndër çështjet më të ngutshme, me të cilat përballet qeveria federale.

Çështjet e rrezikut të lartë mbulojnë gamën e plotë të operacioneve federale, duke përfshirë Menaxhimin Federal të Strategjisë së Kapitalit Njerëzor, Modernizimin e Sistemit Rregullator të Financave të SHBA-ve, Kufizimin e Ekspozimit Fiskal të Qeverisë Federale, duke menaxhuar më mirë rreziqet e ndryshimit të klimës, Përmirësimi i Menaxhimit të Blerjeve dhe Operacioneve të Teknikes se Informacionit, Mbrojtja e Shëndetit Publik përmes Mbikëqyrjes së Përmirësuar të Produkteve Mjekësore dhe Zbatimit të Ligjeve Tatimore.
Programi ynë i rreziqeve të larta ka sjellë vëmendje, aq të nevojshme për problemet kryesore kombëtare që pengojnë qeverisjen efektive dhe kushtojnë miliarda dollarë çdo vit. Përfitimet financiare për qeverinë federale, për shkak të përparimit në adresimin e zonave me rrezik të lartë gjatë 13 viteve të fundit arritën në afro 350 miliardë dollarë ose mesatarisht rreth 27 miliardë dollarë në vit.

Në lidhje me punën tonë lidhuyr me rastet e fragmentimit, mbivendosjes dhe dublimit të programeve federale, raportet tona, të publikuara çdo vit që nga viti 2011, kanë përmbledhur gjithsej mbi 900 masa të rekomanduara për Kongresin ose agjencitë e degëve ekzekutive, për të zvogëluar, eliminuar ose menaxhuar më mirë fragmentarizimin, mbivendosjen ose dublimin e programeve, duke arritur kursime tek ulja e kostos; ose rritje të të ardhurave. Puna shqyrton jo vetëm se si programet ose agjensitë individuale funksionojnë në izolim, por edhe më shumë se si përpjekjet kolektive nëpër programe dhe agjensi po kontribuojnë në rezultate të rëndësishme kombëtare.

Kjo ndërprerje - ose ajo që shpesh quhet "E tërë Qeveria"- perspektiva për auditimet e performances, e cila jep përfitime thelbësore. Në përgjithësi, rreth gjysma e 900 masave të rekomanduara në raportet e GAO-s ndaj fragmentimit, mbivendosjes ose dublikimit të programeve qeveritare janë zbatuar plotësisht nga Kongresi ynë ose nga agjensi ekzekutive. Veprimi mbi bazën e rekomandimeve tona ka ndihmuar qeverinë federale të kursejë mbi 262 miliardë dollarë, që nga viti 2011. Ende duhet të bëhet më shumë. Për të cituar një nga shumë shembuj, siguria e ushqimit ka nevojë për vëmendje në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç është në një numër vendesh të tjera. Çdo vit në SHBA. rreth 48 milion njerëz sëmuren dhe 3000 vdesin nga sëmundje të shkaktuara nga ushqimi.

Një strukturë komplekse e qeverisjes është përgjegjëse për sigurinë e ushqimit në SHBA me 16 agjenci që mbikqyrin së bashku zbatimin e të paktën 30 ligjeve që lidhen me ushqimin. GAO ka gjetur se, ndërsa agjensitë individuale dhe programet e tyre mund të menaxhohen mirë brenda mandateve të tyre specifike, sistemi i përgjithshëm i sigurisë ushqimore është i fragmentuar dhe vuan nga mungesa e koordinimit dhe koherencës.

GAO ka treguar prej kohësh nevojën për një strategji plotësisht të integruar të sigurisë kombëtare të ushqimit, e cila përfshin përgjegjësitë e 16 agjencive të sigurisë ushqimore. Por deri më tani nuk janë ndërmarrë veprime kuptimplota të mjaftueshme.
Unë veçoj iniciativat e listave të rreziqeve të larta dhe listave të fragmentimit, mbivendosjes dhe dublikimeve të programeve qeveritare të

GAO-s, sepse, siç kemi parë të gjithë në kontekstet tona kombëtare dhe sikurse është nënvizuar në dokumentin e diskutimit të Temës 2 të Kongresit, mënyra të reja të të menduarit, qasje të reja të menaxhimit publik dhe kapacitete të reja qeveritare janë thelbësore për qeveritë tona kombëtare, për të arritur qëllimet e tyre kombëtare, duke përfshirë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Politika gjithnjë e më komplekse dhe ndërlidhëse e sfidave me të cilat përballet qeveria - veçanërisht në një mjedis global - kërkon që qeveritë të rrisin ose zhvillojnë grupe të reja të kapaciteteve themelore, duke përfshirë krijimin e mekanizmave institucionalë që lehtësojnë menaxhimin e performancës më gjerësisht në rezultatet kombëtare që prekin shumë fusha njëherësh, përveç çdo programi ose agjensie individuale. Kjo përfshin miratimin e një orientimi drejt Tërësisë së Qeverisjes(“Whole of Government”, ose objektivave tërësore) ndaj vendimmarrjes, shpërndarjes së burimeve, përfshirjes dhe koherencës së politikave.

Si përfundim, mësimi për të gjithë ne në komunitetin e llogaridhënies është që ne duhet të sigurojmë që praktika jonë e auditimit të performancës të zhvillohet në përputhje me kompleksitetin e qasjeve dhe strukturave të qeverisjes që përdoren për të adresuar sfidat kombëtare. Broshura e Temës së dytë për këtë Kongres e mbulon shumë mirë këtë mësim. Sikurse e dëshmojnë auditimet tona të rreziqeve të larta dhe të fragmentimit, mbivendosjes dhe dublikimit të programeve qeveritare, duke adoptuar një qasje të Qeverisjes Tërësore(“Whole of Government”)  në punën tonë të auditimit, SAI-t mund të kontribuojnë në arritjen e përparësive dhe qëllimeve kombëtare, dhe në këtë mënyrë, të ofrojnë "vlera dhe përfitime" më të mëdha për palët e interesuara të tyre dhe për qytetarët.