Seminari online i Grupit të Punës së EUROSAI-t për IT (ITWG)

Seminari online i Grupit të Punës së EUROSAI-t për IT (ITWG)

“Shpenzimet e qeverisë mbi ICT – a janë nën kontroll?

 

Grupi i Punës i EUROSAI-t për IT (ITWG) ku KLSH është anëtare, zhvilloi më datë 24 prill,

seminarin online me temën “Shpenzimet e qeverisë mbi ICT – a janë nën kontroll?

 



Qëllimi kryesor i seminarit, të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Estonisë, ishte ndarja e praktikave, eksperiencës si dhe problematikave që teknologjia krijon, edhe në vendet e zhvilluara, në drejtim të shpenzimeve për të përballuar sfidat që hasen dhe përdorimin e saj për të ofruar shërbime më të mira dhe të sigurta.

Disa nga temat që u trajtuan ishin:

§  Parimet për përshkrimin dhe çmimin e shërbimeve të TIK për qeverinë

§  Korniza e Vlerësimit të Menaxhimit të ciklit të jetës së TI-së

§  Sistemet e vjetruara të TI-së – pengesa për dixhitalizimin efektiv

§  Centralizimi dhe ndërtimi i një sistemi të ri informacioni

§  Sfidat e auditimit të kostos dhe investimeve në sektorin publik lidhur me TI

§  Implementimi i shërbimeve të përbashkëta në administratën publike me qëllim optimizimin e shpenzimeve në TIK

Gjithashtu, panelistët iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme, duke ofruar eksperiencën mbi shpenzimet dhe mbajtjen e tyre në kontroll, që kishin implementuar institucionet supreme të auditimit që përfaqësonin.

Prezantimet e temave të mësipërme u ofruan nga institucione supreme të auditimit të Estonisë, Suedisë, Francës, Italisë, Çekisë, Turqisë dhe Algjerisë.

Nga KLSH, e-seminari u ndoq nga audituesit, Elira Cukalla, Ardit Alushaj, Erald Kojku dhe Rodjan Alimerkaj.