Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Konispol

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Konispol

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 97/1,datë 04.02.2021, të miratuar nga Kryetari i KLSH, ushtroi auditimin “Financiar dhe të Përputhshmërisë” në subjektin Bashkia Konispol, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më 31.12.2020.

Nga auditimi, u dha Opinion i Kundërt për Pasqyrat Financiare dhe Opinion të Kualifikuar për Përputhshmërinë, si dhe u lanë rekomandimet dhe masat përkatëse, konkretisht 20 masa organizative, 7 masa për shpërblim dëmi dhe 7 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike. Disa nga konstatimet kryesore janë vendosur më poshtë:

-Nga auditimi i komponentëve dhe implementimit tëparimeve të MFK-së, u konstatua se:

Mungojnë Planet e Menaxhimit dhe Raportet e Zbatimit, mungojnë Indikatorët e Performancës, veprime në kundërshtim me ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar.

-Nuk ka strukturë të Auditit të Brendshëm, kjo për mungesë të specialistëve dhe nuk ka lidhur as aktmarrëveshje me bashkitë kufitare për kryerjen e këtij shërbimi.

-Nga auditimi mbi programimin e buxheteve vjetore si dhe analiza mbi gjendjen financiare të Bashkisë Konispol, u konstatua se shpenzimet nuk kanë qenë të balancuara me të ardhurat dhegjendja financiare vlerësohet “me vështirësi financiare” pasi detyrimet janë 30% të shpenzimeve të programuara.

-Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatrat e Bashkisë Konispol,, me vlerë të kontratës 11,519,466 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 398,849lekë pa T.V.Sh, objekti “Rikonstruksion i shkollës “Rait Bajo” Shalës dhe ndërtim kopshte”,me vlerë të kontratës 61,382,057 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 526,084 lekë, objekti“Rikonstruksion i rrugës së shkollës Vrinë” Bashkia Konispol, me vlerë kontrate 6,286,042 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 294,402 lekë pa TVSH dhe objekti“Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të fshatit Xarrë”, Bashkia Konispol,me vlerë të kontratës 58,348,704.33lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 372,140 lekë.

-Nga verifikimi i kontratave të qirasë për pyjet, u konstatua se nuk është arkëtuar vlera 1,356,330 lekë.

-Nga verifikimi i planifikimit të taksës për tokën bujqësore, u konstatua se nuk ështëplanifikuar vlera prej 4,167,400 lekë.

-Nga auditimi i pagesave të taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet e legalizuara, u konstatua se nuk e kanë paguar këtë taksë 12 persona, në vlerën prej 253,424 lekë.

-Numri i debitorëve nga biznesi në fund të vitit 2020 ishte 46 subjekte në vlerën 2,828,151lekë.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit doli me Opinion i Kundërt për Pasqyrat Financiare dhe Opinion të Kualifikuar për Përputhshmërinë, dhe rekomandoi 20 masa organizative, 7 masa për shpërblim dëmi dhe 7 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike, me Vendimin nr. 70, datë 15.06.2021, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit