Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Sarandë

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Sarandë

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/7, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Sarandë, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të kualifikuar për llogaritë vjetore të vitit 2020 në subjektit Bashkia Sarandë, duke arritur në përfundimin se anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale por jo të përhapura, ku  rezultoi, se:

Llogaria 213 “Rrugë, rrjete, vepra ujore” është pasqyruar më shumë për vlerën 1,580,400 lekë;

Llogaria202 “Studime e kërkimeështë pasqyruar më shumë për vlerën 104.693,177 lekë

Llogaria 26 “Pjesëmarrje në kapitalin e vet” është pasqyruar më pak për vlerën 2,000,000 lekë;

Llogaria 466 “Kreditore për mjete nën ruajtje”, është pasqyruar më shumë për vlerën 14,669,095 lekë

Llogaria 467 “ Kreditorë të ndryshëm” është pasqyruar më pak për vlerën 38,910,086 lekë, veprime në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme” të Ministrisë së Financave.

Me Vendimin nr.98, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 6 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit