Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Këlcyrë

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Këlcyrë

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, date 14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/9, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Këlcyrë, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të kundërtpër llogaritë vjetore të vitit 2020 në subjektit Bashkia Këlcyrë duke arritur në përfundimin se anomalitë apo rastet mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale dhe të përhapura, ku  rezultoi, se:

Llogaria 26 “Pjesëmarrje në kapitalin e vet” është nënvlerësuar me 21.259.000 lekë në vitin 2020

Llogaria 468 “Debitorë të ndryshëm” është nënvlerësuar me 67,572,457 lekë për vitin 2020

Llogaria 4342 “Operacione me shtetin” është nënvlerësuar me 93,921,817 lekë për vitin 2020

Llogaria 7206 “Financim i pritshëm nga buxheti” është nënvlerësuar me 93,921,817 lekë për vitin 2020.

Llogaria 486 “Shpenzime të periudhave të ardhshme” është nënvlerësuar me 46,435,474 lekë për vitin 2020.

Llogaria 467 “ Kreditorë të ndryshëm” është nënvlerësuar me 46,435,474 lekë për vitin 2020.

Llogaria 411 “Klientë e llogari të ngjashme” është mbivlerësuar me 124,034,197 lekë për vitin 2020.

Gabimet materiale janë individualisht dhe si shumë mbi nivelin e materialitetit të përcaktuar për vitin financiar të mbyllur në 2020 (materialiteti 467,462 lekë), dhe janë gabime materiale të shpërhapura në llogaritë vjetore të subjektit, fakt ky që përbën bazën e opinionit të kundërt të Audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 të Ministrisë së Financave “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme”.

Me Vendimin nr.100, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 6 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit