Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Peqin

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Peqin

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/5, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Peqin, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të kundërt për llogaritë vjetore të vitit 2020 në subjektit Bashkia Peqin duke arritur në përfundimin se anomalitë apo rastet mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale dhe të përhapura, ku  rezultoi, se:

- Llogaria 486 “Shpenzime të periudhave të ardhshme” për vlerën kontabël 33,114,538 lekë, krijuar gjatë vitit 2020 dhe përfaqëson vlerën kundërparti të disa llogarive të detyrimeve kreditore të pasivit të bilancit, e analizuar si vijon: Sigurime Shoqërore e Shendetsore në vlerë 4,275,157 lekë , Tatim në burim në vlerë 11,133 lekë, Shpërblim KB në vlerë 3,161,187 lekë, Paga Tetor në vlerë 7,333,179 lekë, Paga nëntor në vlerë 6,999,955 lekë dhe Paga Dhjetor në vlerë 11,33,721 lekë. Vlera debitorë e kësaj llogarie, nuk është e kuadruar me shumën e llogarive kreditore të pasivit të bilancit, vlera e të cilave është në shumën totale 82,854,723 lekë, sipas llogarive dhe as është e analizuar sipas llojeve të detyrimeve të pa paguara për llogaritë401-408 “Furnitorë e llogari të lidhura me to” për vlerën kontabël për 30,134750 lekë dhe llogaria 467 “Kreditorë të ndryshëm” për vlerën kontabël 36,483,176 lekë.

- Llogaria 520 “Disponilitete në Thesar” ështëe pa rakorduar me të dhënat e Degës së Thesarit, pasi në pasqyrat financiare nuk pasqyron saktë vlerën e saj në fund të vitit ushtrimor, pasqyruar më shumë në pasqyrat financiare për diferencën vlerën 9,795 lekë,

-Llogaria 466 “Kreditorë për mjetet në ruajtje” në pasqyrat financiare është për vlerën kontabël 14,188,355 lekë. Sipas analizës së kësaj llogarie të rakorduar me degën e thesari, kjo llogari është për vlerën 14,174,863 lekë dhe është e analizuar sipas objekteve për 21 raste. Në këtë rast, vlera kontabël e kësaj llogarie, nuk është pasqyruar saktë, pasqyruar më shumë për diferencën 13,492 lekë. Nga analiza e përmbajtjes së kësaj llogarie, konstatohet së për 15 subjekte në shumën 6,806,832 lekë, pasqyron gjendjen e ngurtësuar të fonde nga vitin 2019 për të cilat është përmbushur afati i garancisë dhe nuk është bërë ç’bllokimi i tyre, duke mos kryer asnjë veprim sipas kushteve të kontratës për c’bllokimin e këtyre fondeve dhe përdorimin e tyre në buxhetin e vet.

- Gjendja e llogarisë 468 “Debitorë të ndryshëm”, në fillim të vitit 2020 është në vlerën historike 16,483,985 lekë dhe në fund të vitit 2019 në vlerën historike 16,483,985 lekë, e pa ndryshuar, pasi Drejtoria e Financës nuk ka rakorduar me Drejtorin e Taksave mbi gjendjen e debitorëve në mbyllje të pasqyrave financiare për vitin 2020.

- Gjendja e llogarisë 202 “Studime dhe Kërkime” , paraqitet në mbyllje të vitit 2020 në vlerën 15,524,250 lekë e cila përfaqëson vlerën e 18 projekt-studime për investime të kryera. Kjo vlerë nuk është shpërndarë sipas llojit të aktiveve materiale, ku janë kryer investimet, pavarësisht se punimet kanë përfunduar në vitet e mëparshme. Në fakt këto shpenzime për projektimin e një investimi të kryer për krijimin apo rikonstruksionet e aktiveve afatgjata materiale ose AQT nuk duhet të kontabilizohet në llogarinë 202 “Studime dhe kërkime”, pasi këto janë pjesë e kostos së AQT dhe nuk janë shpenzimet për kërkime të aplikuara dhe të zhvillimit.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 të Ministrisë së Financave “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme”.

Me Vendimin nr.96, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 8 masa organizative dhe 1 (një) masë administrative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit