viti 2012

Rezultate 1 - 20 / 135
KLSH kallëzon në Prokurori Kryetarin e Komunës Bërzhitë, Qarku Tiranë dhe punonjës të tjerë të kësaj Komune Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1160/1, datë 26.10.2012 të ushtruar në Komunën Bërzhitë, të Qarkut Tiranë, ka konstatuar shkelje ligjore në bazë të së cilave është iniciuar kallëzim penal për shpërdorim detyre për Kryetarin aktual të kësaj komune si dhe tre nëpunës të tjerë të saj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 986/2, datë 6.9.2012, ka ushtruar auditim në shoqërinë “Ujësjellës-Kanalizime” Sh.A., Mat. në lidhje me aktivitetit ekonomik e financiar të kësaj shoqërie, ku nga ana e grupit të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish ligjore në lidhje me administrimin e investimit të kryer me kontribut të Qeverisë Norvegjeze për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 990/1 prot., datë 6.9.2012 të ushtruar në Bashkinë Përmet, ka konstatuar një sërë shkeljesh lidhur me shitjen e trojeve brenda vijës kufizuese të qytetit të Përmetit, në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, dhe Ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.
Në zbatim të programit të auditimit nr. 747/1, datë 15/6/2012, KLSH ushtroi auditim në Ministrinë e Brendshme me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare, për periudhën 1/1/2011 deri më 31/8/2012”. Auditimi u krye konformë kërkesave të programit të auditimit, rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të institucionit dhe standardeve të auditimit.
Raporti Përfundimtar i Auditimit të Performancës të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave Tiranë, me objekt: “Shkeljet në fushën doganore dhe sanksionet e zbatuara” dhe rekomandimet për masat që duhen marrë, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 46, datë 2/4/2012.
Raporti Përfundimtar i Auditimit të Performancës të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave Tiranë, me objekt: “Ecuria e artikujve që trajtohen me akcizë në import dhe në prodhimin vendas, influenca e tyre në të ardhurat e buxhetit të shtetit” dhe rekomandimet për masat që duhen marrë, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 152, datë 11/10/2012.
Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë me objekt “mbi zbatimin ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” shqyrtimin e kërkesave dhe vendimet e marra nga AKKP për tjetërsimin e oborreve në përdorim, përllogaritjen dhe pagesën e vlerës së truallit dhe dokumentacioni mbështetës, kalimin e fondit të krijuar për llogari të fondit për kompensimin financiar, zbatimin e rregullave dhe respektimin e kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit pronarëve në të holla, si dhe siguria e nivelit te menaxhimit si dhe transparenca me publikun” për periudhën 01/01/2010-31/12/2011” dhe masat për përmirësimin e gjendjes janë miratuar me vendim të Kryetarit të KLSH nr. 142, datë 30/9/2012.
Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Bashkinë Burrel me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomik dhe financiar”dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 143, datë 30.9.2012.
Rezultate 1 - 20 / 135