Zhvillohet takimi i 9 –të i nënkomitetit mbi çështjet ekonomike financiare dhe statistikat

12.10.2017

Në datën 28 Shtator 2016 u zhvillua në Bruksel “Takimi i 9 –të i Nënkomitetit mbi çështjet ekonomike financiare dhe statistikat”.
Ne këtë aktivitet mori pjese Sekretarja e Pergjithshme zj. Luljeta Nano dhe Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit te Zbatimit te Standarteve z. Ermal Yzeiraj.

Referuar agjendës, KLSH paraprakisht dërgoi pranë Ministrisë së Integrimit informacion te hollësishëm me shkrim për çështjet si më poshtë:
1. Përparimi i bërë në zbatim  të ligjit të ri 154/2014 “Mbi Organizimin dhe Fuksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe përvojat në zbatimin e manualeve të auditit të jashtëm përgatitur së fundmi.
2. Rezultatet e auditimit referuar Raportit Vjetor te KLSH-se
3. Rekomandimet e KLSH dhe ndjekja e tyre impakti
4.Roli i KLSH-se ne luften kunder mashtrimit e korrupsionit dhe situata aktuale për rastet e raportura ne Prokurorine e Pergjithshme nga  KLSH-ja.

Në takim përfaqësuesit e KLSH-së prezantuan veprimtarinë dhe progresin i institucional ne drejtimet e mëposhtme.
Mbi Implementimin e Strategjise se Zhvillimit Institucional 2013-2017 dhe Strategjise se Implementimit te ISSAI-ve.
Gjatë prezantimit, u vu theksi në progresin e bere ne drejtim te implementimit te Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2013-2017 te rishikuar dhe  Strategjisë së Implementimit të Standarteve të Auditimit duke theksuar faktin qe të gjitha politikat menaxheriale institucionale janë fokusuar ne sigurimin e një zhvillimi te qëndrueshëm duke vijuar me implementimin e Objektivave Strategjike te KLSH-së. I gjithë ky proces është shoqëruar me procesin e monitorimit duke prodhuar dhe Raportet respektive te monitorimit si një instrument i cili shërben për menaxhimin e ndryshimit ne mënyrë sa me efektive.

Me mjaft interes edhe nga paneli i Delegacionit u prit prezantimi i çështjes mbi masat e marra nga KLSH për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2018-2022

Ne lidhje me këtë çështje u be prezent fakti qe KLSH përgjatë vitit 2017 është angazhuar dhe po punohet ne drejtim te përgatitjes së Strategjisë së Zhvillimit Institucional për 5 vitet e ardhshme 2018-2022.
Kjo dhe ne kuadrin e kuadrin e përmbushjes së detyrimeve te KLSH-se sikurse përcaktuar në IPA 2014-2015, aneksi 1A, Kontrata e Reformës Sektoriale për Menaxhimin e Financave Publike, treguesi 8.3, “Forcimi i auditimit të jashtëm”.

Ne funksion te përmbushjes se detyrimit me Urdhrin e Kryetarit nr 120 datë 22.06.2017 është ngritur Grupi i punës dhe “Për hartimin e Strategjisë së zhvillimit institucional për periudhën 2018-2022” i cili është angazhuar maksimalisht në përgatitjen e kësaj Strategjie.
Delegacionit iu be prezent fakti qe përgatitja e kësaj strategjie do te kryhet bazuar në:
1-Rezultatet e Peer Review të Gjykates Austriake te Audimit dhe Gjykates se Llogarive te Moladivisë.
Dokumentet: i) Rekomandimet e gjeneruara nga Raporti Përfundimtar i Peer Review “Vlerësimi pavarësisë së KLSH-së nga kolegët homologe paraqitur ne  Nëntor 2016 ii) Plani i veprimit për implementimin e rekomandimeve Nr 7 Prot date 04.01.2017.
2-Analizat, rezultatet, produktet dhe rekomandimet e rezultuara nga implementimi i projektit IPA 2013 si dhe Plani i veprimit implementimit te rekomandimeve te adresuara nga ekspertet e projektit.
3-Objektivat e zhvillimit te strategjisë se EUROSAI-t 2017-2023 dhe te Strategjisë se INTOSAI-t 2017-2022  
4-Raportet vjetore te performances te periudhës 2012-2016 për vlerësim te situatës aktuale ne këndvështrimin e përcaktimit te objektivave te zhvillimit
5-Rezultatet e aplikimit te Instrumentit te vetëvlerësimit te matjes se Performances se SAI-t (PFM).
6-Raportet e monitorimit te tre strategjive ne nivel vjetor .
7- Dokumenti i Strategjisë Komunikimit 2017-2019.

-Mbi kryerjen e auditimeve pilot te perputhshmerise dhe financiare ne përputhje me manualet
-Ne kete aspekt u vu theksi se KLSH në një linjë me rekomandimin e adresuar nga BE që “KLSH të rrisë numrin e auditimeve pilot financiarë/ të përputhshmërisë/ rregullshmërisë, në përputhje me manualet e përditësuara dhe standardet e auditimit të INTOSAI-t”. (Progres-Raporti 2016 për Shqipërinë, faqe 85) përgjatë vitit 2017 ka vendosur objektivat:
i) që të rrisë në mënyrë progresive pilotimin e auditimeve të përputhshmërisë nga 10 auditime përputhshmërie qe u kryen ne vititn 2016 në 14 auditime që do të kryhen përgjatë vitit 2017 dhe
ii) për kryerjen e auditimeve financiare është që do të kryhen 10 auditime financiare përgjatë vitit 2017. U prezantua dhe Statusi i realizimit të auditimeve deri në fund të Korrikut  2017 sipas te cilit:
i)Për auditimet financiare: Janë përfunduar 8 Auditime dhe dy auditime do të kryhen në periudhën ne vijim . ii) Për auditimet e Përputhshmërisë:  6 Auditime jane përfunduar, 3 janë në proces dhe 5 auditime do të kryhen në periudhën ne vijim.
-Hartimi i Strategjisë se Komunikimit
-Krahas sa me sipër përgjatë prezantimit sollëm ne vëmendje se KLSH ne bashkëpunim me ekspertet e IPA te SAI-t te Polonise hartoi dhe dokumentin e Strategjisë së Komunikimit të KLSH-së për periudhën 2017-2019 miratuar nga Kryetari nr 16/48 Prot date 31.07.2017. Ne këtë mënyrë KLSH permbushi dhe detyrimin ne kuadër te (PKIE) Planit Kombëtar te Integrimit Europian.
-Implementimi i projektit IPA ne KLSH për periudhën mars 2016-qershor 2017 dhe Hartimi i Planit të Zbatimit të rekomandimeve të adresuara nga ekspertet te rezultuara gjatë implementimit të projektit IPA 2013.
U relatua sa me poshte vijon: Për vetë rëndësinë që paraqesin dokumentet e hartuara nga ekspertët  dhe rekomandimet e lëna prej tyre për ngritjen e kapaciteteve institucionale të KLSH, Kryetari i KLSH ka miratuar Vendimin nr. 83, datë 30  qershor 2017 “Për zbatimin nga strukturat e Kontrollit të Lartë të Shtetit të rekomandimeve të adresuara nga misionet e zhvilluara në kuadër të implementimit të projektit të binjakëzimit IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm”.

Në zbatim të këtij vendimi është hartuar plani konkret në të cilin përcaktohen qartë strukturat përgjegjëse të  KLSH-së  që do të implementoj këto rekomandime dhe afatet kohore. Plani ju është përcjellë të gjithë drejtuesve të departamenteve, është publikuar në faqen WEB të institucionit dhe është i aksesueshëm edhe për publikun. Ky Plan i është përcjellë për tu njohur edhe dy drejtuesve të projektit, këshilltares rezidente të projektit dhe përfaqësuesit të Delegacionit të BE në Tiranë i cili mbulon monitorimin e implementimit të projektit të binjakëzimit  në KLSH.
-Po keshtu u be prezent fakti se me vendimin e Kryetarit nr 107 datë 08.08.2017 “Për miratimin e Rregullores së Procedurave të Auditimit” u miratua dhe hyri në fuqi rregullorja e re e procedurave që përfaqëson një dokument mjaft të rëndësishëm për njohjen dhe mundësimin praktik të rregullave dhe procedurave të përgjithshme që përfshin procesi i auditimit.
- Ne mënyrë koncize u prezantuan dhe angazhimi dhe veprimtaria e KLSH-se ne drejtimet e mëposhtme:
-Ndryshimet ne strukturen organizative te KLSH-se bazuar edhe ne rekomandimet e eksperteve te IPA (SAI Polak) ne funksion te riorganizimit më të mirë të veprimtarise audituese dhe të strukturave mbështetëse në institucion, duke reflektuar praktikat me te mira te COSO model
 -Zhvillimi Profesional dhe Trajnimi Bashkëpunimi Institucional: Komunikimi dhe Menaxhimi i Partneritetit, Publikimet.
Mbi zbatimin e rekomandimeve te gjeneruara nga KLSH

Ne diskutimet një vend te rëndësishëm zuri dhe trajtimi i çështjes se implementimit te rekomandimeve duke u fokusuar ne mungesën e vullnetit nga Titullarët e institucioneve për zbatimin e masave disiplinore ne nivelet e larta drejtuese sidomos per masat “Largim nga shërbimi civil”largimet nga detyra.
Ne kete aspekt u soll ne vëmendje adresimi i kësaj problematike nga KLSH qe nga viti 2013 drejtuar Kryeministrit dhe Kuvendit për nxjerrjen e një Urdhri, Udhezimi ripërtëritjen e Urdhrit te Ish Kryeministrit nëpërmjet te cilit te zhprehet vullneti i Kreut te qeverise drejtuar Ekzekutivit për zbatimin e rekomandimeve te KLSH-se. Nga ana e Zyrtares Përgjegjëse te DG Near u vlerësua pozitivisht Nënshkrimi i Marreveshjes me Ministrinë e Financave por ajo theksoi domodoshmerine e operacionalizimit te kësaj marrëveshje me qellim rakordimin e veprimeve midis Njësisë Qendrore te Harmonizimit ne Ministrinë e Financave dhe KLSH-se për forcimin e Kontrollit te Brendshëm Financiar Publik (PIFC) sidomos ne koordinimin e suportimin e veprimtarisë se Auditimit te Brendshëm dhe Auditimit te  Jashtëm ne drejtim te ndjekjes se zbatimit te rekomandimeve te gjeneruara nga këto struktura.
Përsa i përket çështjes “Roli i KLSH-se ne luftën kundër mashtrimit e korrupsionit dhe situata aktuale për rastet e raportuara ne Prokurorinë e Përgjithshme nga  KLSH-ja”, ne prezantim u vu theksi ne pasqyrimin e veprimtarisë se KLSH-se ne drejtim te Kallezimeve penale statistikat etj.

Një vend te rendesishem zuri dhe raportimi përpara panelit te Delegacionit te problematikave te fundit ne drejtim pengesave te hasura per realizimin e  misioneve te Auditimit nga disa institucione dhe konkretisht Alb Petrol dhe ERE.

Nga ana e zyrtarit përgjegjës te Delegacionit u sugjerua qe ne te gjitha këto raste KLSH ti adresohet dhe Zyres se Delegacionit te BE-se ne Tirane për suportimin e mëtejshëm edhe nga ana e tyre te këtij procesi ne funksion te zbatimit me korrektësi te Ligjit Organik te KLSH-se.