Zhvillohet Analiza e Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit për vitin 2018

29.01.2019

Në datën 25.01.2019 Departameti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit të Kontrollit të Lartë të Shtetit zhvilloi Analizën e veprimtarisë së vitit 2018 .
Analiza u zhvillua duke u mbështetur në modelin  e vlerësimit të realizimit të objektivave sipas analizës SWOT për arritjen e objektivave strategjik të KLSH 2018-2021, si dhe të objektivave dhe treguesve të planit vjetor 2018 me synimin e rritjes së cilësisë dhe programimit sa më objektiv e premtues të objektivave të vitit 2019. Po kështu janë përdorur indikatorët e vlerësimit të kornizës së përformancës së departamentit në plotësimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik, ku janë vënë në dukje anët pozitive dhe dobësitë, ku janë evidentuar treguesit pozitiv të realizimit të planit të auditimeve dhe rritja e cilësisë, eficencës së përdorimit të burimeve njerëzore në funksion të  një performance pozitive në realizimin e objektivave të caktuara në fillim të vitit 2018.

Periudha e veprimtarisë së Departamentit të Auditimit Aseteve dhe Mjedisit gjate vitet 2018 është karakterizuar nga rritja e cilësisë dhe modernizimi i kapaciteteve audituese, tejkalimin i numrit të auditimeve në masën 130%, ka sjellë gjithashtu edhe një standardizim të cilësishëm të programeve të auditimit të mbështetura thellësisht në dy shtyllat kryesore; së pari, në përvetësimin dhe zbatimin cilësor të standardeve të auditimit dhe së dyti: në ndjekjen e risqeve të identifikuara më parë, veçanërisht në identifikimin e risqeve të reja gjatë procesit të auditimeve, sintezë dhe produkt ky i forcimit dhe modernizimit të kapaciteteve nga trajnimet, zgjerimi i bashkëpunimit të KLSH me SAI-t e vendeve të Bashkimit Europian, por edhe nga përgjithësimi, shkëmbimi dhe përvetësimi i eksperiencave më të mira brenda vetë stafit të KLSH-së. 

bajr1

Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit për vitin 2018 ka realizuar planin e auditimeve 100%, si dhe ka kryer dhe ka në proces 5 auditime për vitin 2019, duke kryer dhe evaduar 25 auditime,  nga këto kemi: 8 auditime në ZVRPP, 7 auditime në ALUIZN-et, 6 auditime në ente mjedisore nga të cilat:( 3 auditime ne Drejtori Rajonale Mjedisi, 2 në AKZM dhe AdZM dhe 1 auditim në DR Isnspektoriatit të mjedisit); 1 auditim në AT Pronave Tiranë si dhe 2 auditime Zbatimi i

Rekomandimeve (1 për auditime të v.2017 dhe 1 auditim për rekomandime v.2018. Nisur nga gjetjet, në vitin 2018 kemi rekomanduar 876 (6 propozime për ndryshime ligjore) masa gjithsej, nga të cilat 766  Masa organizative, 201 masa disiplinore  (pa përfshirë numrin e masave disiplinore për punonjësit pa adresim institucional),  70 masa zhdëmtuese me vlerë  642,919 mijë lekë, 9 kallëzime penale për 46 persona (ku një kallëzime është indice me numër të pacaktuar personash), nga 7 kallëzime penale që ishin në  vitin 2017), si dhe 34 masa me 3 E organizativo-zhdëmtimi me vlerën 1,109,154 mijë lekë  për mospërdorimin me 3E të shpenzimeve dhe krijimin e të ardhurave. Gjithashtu janë rekomanduar 6 masa përmirësimi ligjor prej tyre 4 në Drejtori Rajonale të ALUIZNI-t dhe 2 për mjedisin.

Po kështu kemi rekomanduar dhe 6 masa për përmirësim ligjor, ku theksojmë se vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Aluizni-t, 4 masa janë reflektuar plotësisht, duke i shoqëruar ato me ndryshime e plotësime ligjore me VKM, ndërsa në ZVRPP kemi rekomanduar, të cilat janë reflektuar në Ligjin e ri të Kadastrës.

Përveç kësaj për herë të parë nga Departamenti jonë në bashkëpunim me Departamentin Juridik u iniciua takim me shoqatën e biznesit “Biznes ALBANIA” dhe shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, ku u evidentua puna e Departamentit tonë, por u vendos në marrëveshje të përbashkët për mos pengimin e aktivitetit te bizneseve në fushën e ndërtimit,(ardhur kjo nga vakumi nënligjor e vakum administrativ nga ZQRPP) duke mos i penguar për mos pagimin e taksës se kalimit të pronësisë për ambientet e përbashkëta, ku u pranuan detyrimet, por mos të vendosim masë kufizimi. Ky veprim është mirëpritur nga Kryeregjistruesi dhe Ministri i Drejtësisë, duke vlerësuar mirëkuptimin, pra jemi larguar nga rekomandimet e pazbatueshme dhe që mund të pengojnë zhvillimin e biznesit në vendin tonë, duke u bërë nxitës të zhvillimit ekonomik. Deparatmenti në auditimet e 8 ZVRPP i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të regjistrimit të pronave, transaksioneve të paligjshme të kryera me to, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare si dhe mënyrës së marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve nga zyrat e regjistrimit me qëllim rritjen e transparencës për publikun dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.

Gjatë periudhës Janar–Dhjetor 2018, KLSH ka realizuar 8 auditime në zyrat e regjistrimit, ku është konstatuar një dëm ekonomik i matshëm në vlerën 236,564 mijë lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën 188,845 mijë lekë.
Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Janë rekomanduar në total për 8 subjektet e audituara 510 masa organizative, 53 masa zhdëmtimi dhe 70 masa disiplinore nga të cilat 40 masa “largim nga puna”, 30 masa “vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 32 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre, si dhe në 2 raste është përcjellë materiali për vlerësim nga prokuroria si indice për kallëzim penal. Është evidentuar një mungesë e vullnetit për zbatimin e këtyre rekomandimeve, dhe mosveprim, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve përkatëse, por krahasuar me vitet e mëparshme ka një rritje të nivelit të zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së.

Nga analiza e vitit 2018 u evidentuan risitë  si:

a. Nga mirë menaxhimi i Departamentit është punuar më shumë me bazë risku në auditim duke rritur eficencën e përdorimit të burimeve njerëzore me kosto të ulët për institucionin si në afate dhe efektivitetin produktiv nga auditimi, pra kemi synuar që të bëjmë auditime me risk të lartë. Kjo ka ardhur dhe nga përfshirja në planifikim e të gjithë audituesve dhe krijimi i grupeve të auditimit bashkëpunuese dhe harmonizimi i përbërjes së tyre me specialiste juriste, ekonomiste e hartograf, duke identifikuar riskun, si dhe zgjeruar fushat e përcaktuara në regjistrin e riskut, për përfshirjen e sa më shumë risqeve në procesin e auditimit, etj.
b. Janë përmirësuar e zgjeruar  programet e auditimit,  duke vënë në eficencë gjithmonë kohën e punës së audituesve në  terren dhe konkretizimin e rezultateve të auditimit, nëpërmjet diskutimit mes grupit dhe Drejtorit të afatit të auditimit, shmangur qëndrimin e panevojshëm në subjektet pa risk të lartë dhe përdorimin e kapaciteteve audituese në subjekte me pritshmëri më të lartë .
c. Hartimi i planeve koncize që kanë sjellë përqendrim të punës audituese, kjo dhe për faktin se zbatimi i rekomandimeve ka sjellë dhe ndryshimin e metodave të subjekteve, kjo kryesisht tek ALUIZNI dhe ZVRPP-të. Sigurisht kjo është rezultat i punës së KLSH, por gjithmonë kërkohet që profesionalizmi i audituesve të jetë përpara subjektit.
d. Rritja e cilësisë së auditimit, ka qenë një ndër objektivat që kemi arritur, kryesisht në auditimet e ZVRPP-ve dhe DR Aluiznit, ku dhe rezultatet kanë qenë të mira dhe të vlerësuara nga lidershipi i KLSH. 
e. Auditimi i shpronësimeve në  projektin TAP të gazsjellësit, ku grupi i auditimit të ZVRPP Skrapar dhe Fier, bëri një punë të mirë dhe me rezultate e impakt social në vendosjen e ligjshmërisë e rregullshmërisë së pronës, kjo për faktin se nuk ishin audituar nga KLSH-it.
f. Vlerësimi i ankesave të qytetarëve dhe dhënia zgjidhje në afat mbi 300 ankesave, ose adresimi në institucionet përkatëse duke i vënë ato në lëvizje, ka bërë që të rritet besimi i qytetarëve tek KLSH, ku çdo ditë Drejtori pret 4-5 qytetarë dhe i sqaron ato. Fakti që nuk kemi patur kontestime si Departament nga qytetarët, Sekretari e Përgjithshme dhe Kryetari KLSH.
Po kështu kemi evidentuar dhe mangësitë e këtij viti dhe që duhen përmirësuar gjatë vitit 2019, si:
a. Mungesa e auditimeve rezultative në fushën e mjedisit, kjo për faktin e mos njohurive të mjaftueshme në këtë fushë të audituesve tanë dhe mungesës së eficences dhe produktivitetit të ekspertëve të jashtëm të angazhuar në Departament, pasi nuk kanë afruar ekspertizë apo përvojë rezultative në dy tre auditime të angazhuara.
b. Faktor tjetër ndikues negativ ka qenë dhe organizimi i centralizuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoratin Shtetëror (këto auditohen nga Departamente të tjera të KLSH) dhe mungesa e materialitetit në subjektet që kemi audituar, pasi këto kanë patur vetëm shpenzime paga+sig. Shoq. e shëndetësore dhe shpenzime operative me materialitet të ulët.

Përveç sa më sipër, theksojmë që nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2018 janë administruar 241 ankesa në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, të cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi, objektivitet dhe profesionalizëm në një seksion të veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga KLSH në ALUIZNI apo ZVRPP. Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe parregullshmërinë e veprimtarisë së ALUIZNI-eve dhe ZVRPP-ve tregon jo vetëm për besimin që qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të tij por edhe për shkallën e lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione.

Në auditimin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave Tiranë, është konstatuar se janë marrë vendime për kompensim financiar në mungesë të vendimeve të ish-KKKP, dokumentacionit të kërkuar ligjor dhe të parregullta, kanë bërë kompensime financiare jo sipas zërit kadastral që prona ka patur në kohën e shpronësimit.
Kanë ndryshuar gjendjen e llojit të pronës nga tokë arë, shkurre, tokë pa fryt në truall, duke ndryshuar vlerën e kompensimit në dëm të shtetit, si pasojë e moszbatimit të procedurës së rregullt ligjore të vlerësimit financiar të vendimeve për kompensim me efekte financiare negative në  fondin e kompensimit të ish-pronarëve në vlerën 736,006 mijë lekë. Ka kompensuar fizikisht më tepër me sipërfaqen totale prej 145735m2 (14.57 ha) arë, Kanë bërë rivlerësim të vendimeve administrative të formës së prerë në kundërshtim me Vendimit nr. 1, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias nr. 861/2016, CDL-AD (2016) 023.

Në auditimin e 4 Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t
- Zbatimi i dispozitave ligjore Në zbatim të programeve të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë planifikuar dhe audituar 7 subjekte, në drejtimet e mëposhtme:
të legalizimit të ndërtimeve informale, me synim identifikimin e gjendjes reale, të metat apo parregullsive të konstatuara në zbatimin e procedurës së legalizimeve dhe dhënien e rekomandimeve për marrjen e masave të nevojshme në mënjanimin dhe mos përsëritjen e të metave dhe parregullsive të konstatuara.
- Respektimi i dispozitave dhe procedurave ligjore në realizimin e të ardhurave nga procesi i legalizimit të ndërtimeve informale, si dhe saktësia e llogaritjes, arkëtimit dhe shpërndarjes së tyre, duke u fokusuar në auditimin e ligjshmërisë për llogaritjen e vlerës së parcelës ndërtimore.
- Rregullshmëria dhe korrektësia e mbajtjes së dokumentacionit financiar, kontabël dhe atij ligjor.
- Nga auditimet janë konstatuar se veprimtaria e Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t, në drejtim çështjeve që lidhen me vlerësimin e procedurave të shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave për legalizim e objekteve informale, nuk ka qenë efektive, pasi pavarësisht punës së bërë, mbi zbatimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale në zbatim të dispozitave të ligjit dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, gjithashtu janë konstatuar shkelje të ndryshme të procedurave në mos zbatim të akteve ligjore e nën ligjore.

Në auditimet e kryera është evidentuar një dëm ekonomik në një vlerë totale prej 4,489 mijë lekë;
 si dhe shkelje me efekt negativ në buxhetin e shtetit si:
- një e ardhur e munguar nga prokurimi publik i matjeve në terren prej 11,184 mijë lekë,
 -në 100 raste në procesin e legalizimit janë zënë sipërfaqe parcele në total prej 13608 m2 dhe nga ana e Drejtorive Rajonale nuk është vepruar për shitjen e këtyre parcelave apo kthimin tyre në territore publike dukë sjellë një të ardhur të munguar në buxhetin e shtetit në vlerën 15,929 mijë lekë (nga mos veprimi me shitjen e parcelave te poseduesit referuar çmimit të tregut përcaktuar në VKM)
-është vepruar vetëm me njoftim për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore (Nj. V. V.) dhe janë pajisur subjektet me leje legalizimi pa u arkëtuar më parë Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë  në 3985 raste duke sjellë një të ardhur të munguar në buxhetin e Nj. V. V. në një vlerë prej 648,782 mijë lekë, në shkelje të ligjit nr. 9482/2006 i ndryshuar.
-në 60 raste për 62457 m2 është ndryshuar statusi i parcelave të legalizuar nga “arrë”, “pyll” etj në truall veprim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
 në auditimet e kryera në 6 subjektet mjedisore, janë rekomanduar gjithsej 120 masa, nga të cilat 2 propozim për përmirësim ligjor, 108 masa organizative, 38 masa disiplinore, 2 masa shpërblim dëmi me vlerë 75 mijë lekë, 8 masa 3E me vlerë 115,584 mijë lekë si dhe kallëzim penal 5 persona; janë evidentuar këto probleme:
-pamjaftueshmëri pune e kapacitetesh në Vlerësimin e studimeve të ndikimit në mjedis, në zbatimin e procedurave (me delegim nga AKM) për  dhënien e mendimit (paraprak dhe ose përfundimtar) të ndikimit në mjedis (VNM)  për subjektet që pajisen me lejen mjedisore të Tipeve A, B, (për ushtrim aktiviteti HEC-e, Gurore, minerare të tjera në karriere etj) që sjellin si pasojë  keqpërdorim dhe dëmtime të aseteve,në fondin pyjor-kullosor, aseteve ujore, biodiversiteteve dhe ekosistemeve të natyrës shqiptare, sipërfaqeve dhe terreneve, duke mos ndjekur vendosur detyrimet për kthimin në gjendjen e mëparshme, ose kompensimin  të sipërfaqeve, për shkaqe të moskoordinimit të organeve qendrore AKM, AKZM, AKBN Ministritë përkatëse ndërmjet tyre dhe NJQVV zotëruese të territoreve  me status pronësor a posedues ose  Juridiksion-territorial, në kundërshtim me paketën ligjore mjedisore mosrespektim i të cilës sjell ndotjen e mjedisit dëmtimin e cilësisë jetës njerëzore dhe keqpërdorim të aseteve, .

Objektivat e vitit 2019 për Deparatmentin janë:
- Rritja e punës së gjithsecilit për të përmbushur me rezultate sa më të larta sipas udhëzimeve të lidershipit ,për të përmbushur objektivat e platformës që do paraqesë lidershipi i ri në fillim të mandatit të tij.
- Rritja e cilësisë së auditimeve në drejtim të përmirësimit të formulimeve, në sistemimin e gjetjeve dhe dhënien e rekomandimeve, me qëllim përgatitjen dhe evadimin e materialeve sa më cilësore, profesionale dhe objektive.
- Të punohet me profesionalizëm për shkurtimin e volumit të Raporteve të Auditimit, nëpërmjet përdorimit të tabelave dhe anekseve, për sistemimin e informacionit, veçanërisht në auditimet e ZVRPP-ve, sipas Rregullores së Procedurave të Auditimit të KLSH-it.
- Vazhdimi i punës për standardizimin e auditimeve, duke shmangur diferencat ndërmjet auditimeve, mbështetur në regjistrin e riskut dhe në auditimet më të mira dhe standardizimin në entet e tjera mjedisore, ku kemi mangësi të theksuara.

Deparatmenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit do të punojë në vitin 2019 me përgjegjshmërinë dhe profesionalizëm për të rritur cilësinë e punës audituese sa më objektivë e profesional, zbatimin e standardeve të auditimit, duke rritur besimin publik ndaj institucionit të KLSH-it.