Vlerësimet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian në Progres Raportin 2019

31.05.2019

Komisioni Evropian ka publikuar  në datën 29 maj 2019 Progres Raportin për vitin 2019, në të cilën vlerësohet ecuria dhe progresi për plotësimin e kritereve nga vendi ynë. 

Kapitulli 5 “Prokurimi Publik” i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (faqe 60)

“Institucioni i Auditimit Shtetëror (KLSH) raporton një numër të konsiderueshëm të parregullsive në prokurimin publik me një humbje të vlerësuar financiare për buxhetin e shtetit prej rreth 3.7 milion euro  në vitin 2018 krahasuar me 12 milionë euro në vitin 2017 dhe 25.6 milionë euro në vitin 2016”, faqe 60, paragrafi i parë, https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-albania-report.pdf )

Kapitulli 32 “Kontrolli financiar” i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (faqe 97-99)

Auditimi i jashtëm

“Kuadri kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë parashikon pavarësinë e Institucionit Shtetëror të Auditimit (SAI), në linjë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Megjithatë, ende duhet të sigurohet zbatimi i plotë i kuadrit ligjor”(faqe 98, paragrafi i parafundit, https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-albania-report.pdf).

“Në vitet e fundit, SAI ka ndërmarrë masa për të përmirësuar zhvillimin profesional të stafit të tij të auditimit. KLSH po zbaton planin strategjik të zhvillimit 2018-22 dhe strategjinë e komunikimit 2017-19. Cilësia e auditimit duhet të përmirësohet, aktivitetet e auditimit ende nuk i përmbushin plotësisht standardet” (po aty, faqe 98, paragrafi i fundit, faqe 99, paragrafi i parë).

“Në vitin 2018, KLSH dha për herë të parë një opinion mbi ekzekutimin e buxhetit të shtetit 2017. Në qershor të vitit 2018, SAI miratoi një qasje të auditimit të jashtëm të bazuar në rrezik. Numri i auditimeve të performancës u rrit në 18 në 2018, në krahasim me 15 në vitin 2017. Ndikimi i auditimit është i kufizuar dhe zbatimi në kohë i rekomandimeve të auditimit duhet të përmirësohet” (po aty, faqe 99, paragrafi i dytë).

“Raportet e auditimit janë përmbledhur në baza tremujore dhe publikohen rregullisht në faqen e internetit të SAI. Memorandumi i Mirëkuptimit i 2017 ndërmjet SAI dhe Ministrisë së Financave për monitorimin e rekomandimeve të auditimit ka rezultuar me krijimin e një sekretariati teknik me përfaqësuesit e të dyja palëve. Takimi i parë u mbajt në dhjetor 2018 për të zgjedhur Kryetarin dhe për të rënë dakord mbi rregulloren dhe planin e saj të veprimit 2019” (po aty, faqe 99, paragrafi i tretë).
KLSH po përgatit një plan pune për zbatimin e rekomandimeve të Progres-Raportit të BE 2019. 

Gjithashtu, në faqen 9, në pjesën që i referohet QEVERISJES, citohet kontributi i KLSH-së edhe ne drejtim të reformës territoriale administrative :

Në pushtetin lokal, reforma administrative territoriale (TAR) duhet të konsolidohet më tej si pjesë e axhendës më të gjerë të decentralizimit. Qeveria ndërmori një rishikim afatmesëm të strategjisë kombëtare 2015-2020 për decentralizimin dhe qeverisjen lokale. Institucioni i Kontrollit të lartë të shtetit Lartë gjithashtu ka kryer një vlerësim të reformës dhe ka hartuar një raport për këtë çështje në tetor 2018. Legjislacioni i ri që prek qeverinë lokale ende nuk është harmonizuar plotësisht dhe nuk zbatohet.

 

[1] Dëmi ekonomik vetëm në prokurime. Dëmi ekonomik në total për vitin 2018 ishte 193 milionë euro

 

Plani i Masave Afatshkurtra “Mbi Zbatimin e Rekomandimeve për KLSH, adresuar në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për Vitin 2019”