Thirrje për abstrakte për Konferencën e Audituesve të rinj të KLSH- “ Young ALSAI 2019”

31.07.2019

Duke synuar orjentimin e gjeneratës së re të audituesve në vazhdimësinë e kulturës së të mësuarit nga ekspertiza dhe përgatitjes me sfidat në horizontin e së ardhmes, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë Konferencën e II – të  Shkencore për audituesit e rinj  në datat  21 – 23 Tetor, në Tiranë.

Tema e Konferencës ka për qëllim të adresojë çështjet kryesore të auditimit publik në  konteksin e ndryshimeve drejt integrimit evropian të Shqipërisë. Konferenca do të fokusohet në diskutimin e rolit dhe funksionimit të strukturave të përfshira në sistemin  menaxhimit të financave publike në vend si dhe në mireadministrimit të asistencës se Bashkimit Evropian për periudhën para dhe pas anëtarësimit, në mbrojtje të interesave financiare të BE-së.
Konferenca do të trajtojë si temë kryesore :

“Sfidat e auditimit publik në konteksin e anëtarsimit të Shqipërisë  në BE”
Analizat dhe debatet do të fokusojnë nën-tema të cilat do të përfshijnë:
• Auditimi jashtëm publik në vendet e BE-së
• Rregulloret dhe direktivat qe lidhen me auditimin e fondeve të asistencës  dhe përfafrimi legjislacionit me acquis – communaitaire;
• Sistemet e Menaxhimit te Asistencës. Marrëveshjet kuadër përfshirë :strukturat, rolet , rregullat  e funksionimit;
• IPA – si instrument i mbështetjes financiare të BE-së për vendet që aspirojnë inetgrimin ;
• Analiza e riskut në auditimin e fondeve të asistencës së BE-së;
• Sfidat e auditimit të projekteve në mbrojtje te interesave te donatoreve;
• Përgjegjshmëria  në Projektet e financuara në BE dhe/apo donatore te tjerë;
• Qasja auditimit dhe llojet e auditimit për fondet e IPA-s;
• ECA  dhe auditimi i programeve të financimit;
• Marrëveshjet Kuadër për Programet IPA I dhe IPA II ndërmjet BE-së dhe Republikës së Shqipërisë;
• Vlerësimi i riskut të projekteve ;

KLSH mirëpret shprehje interesi të ekspertëve dhe specialistëve të rinj të auditimit, ekonomisë, legjislacionit ( nga institucione publike. akademike, universitare apo shoqatave profesionale të fushës) dhe auditues te rinj të Institucioneve Supreme të Auditimit anëtare të EUROSAI-t lidhur me tematikat e cituara me sipër, të cilat vlerësojmë të jenë një kontribut i çmuar për Konferencën dhe grupet e  inetresit.

I.  Drejtuesit e Konferencës :
 
1- Kryetar i KLSH

2- Dr. Rinald Muca, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës , KLSH

3- Joop Vrolijk, Ekspert i SIGMA-s dhe EUROSAI-t

4- Grzegorz Haber, Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, SAI- i Polonisë

II. Në Komitetin  Shkencor të Konferencës do të marrin pjesë profesorët :

• Prof.Dr.Jorgji Bollano
• Prof.Dr. Omer Stringa
• Prof.Dr.Anastas Angjeli
• Dr.Florion Mima
• Prof. Dr. Vjollca Karapici
• Prof.Dr. Sherif Bundo
• Prof.As.Dr.Sazan Guri
• Prof.Dr.Tonin Kola
• Prof.Dr.Hysen Çela
• Prof.Dr.Aurela Anastasi
• Prof.As.Dr.Adriatik Kotorri
• Alastair Swarbrick, Zyrtar i Larte i SIGMA
• Perfaqesues te DG Budget, DG NEAR dhe REGIO, Komisioni Evropian,

III. Komiteti organizator i Konferencës është si më poshtë :

• MPA Albana Gjinopulli CIPFA
• Msc Irena Islami
• Msc Qeram Cibaku
• Msc. Elira Elezi
• Msc  Aldo Kita
• Msc. Delor Prosi

Informacione shtesë

Konferenca do të zhvillohet në Tiranë në datat 21 – 23  Tetor 2019.

Pjesëmarrja në Konferencë është pa pagesë.

Temat dhe diskutimet do të jenë  në gjuhën anglisht.

Materialet që do të plotësojnë standardet e kërkuara do të publikohen nga KLSH në një botim të veçantë.

Afati për dorëzimin e abstrakteve është  data 30 Shtator 2019.

Komunikimi i mëtejshëm lidhur me Konferencën për të gjithë të interesuarit mund të realizohet në këto adresa: agjinopulli@klsh.org.al dhe eelezi@klsh.org.al