Standarde dhe Manuale

Në Kongresin Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI), mbajtur në Montevideo (1998), u ra dakort që të aprovohet formalisht përpunimi i udhëzuesave për implementimin e Standarteve Audituese të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).
Standardet e kontrollit janë kërkesat më të domosdoshme për veprimtarinë e një kontrollori.
Përdorimi i standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t) është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe parësore për çdo institucion suprem auditimi në botë, pra dhe për ne KLSH.
Realizimi i auditimeve financiare është një nga objektivat themelore strategjike të KLSH-së, objektiv që buron edhe nga kërkesat e Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH”, ku shprehimisht përcaktohet se: “....Auditimi mbulon fushat e përputhshmërisë, ligjshmërisë, rregullshmërisë, menaxhimit financiar, kontabilitetit, si dhe ekonomicitetin, efiçencën dhe efektivitetin e administrimit të fondeve dhe pronës publike apo shtetërore”.
Përputhshmëria me ligjet, aktet dhe normat është një element thelbësor i qeverisjes. Të gjitha njësitë e sektorit publik si administrues e përdorues të fondeve publike, kanë detyrimin që veprimtaritë e tyre vendimmarrëse dhe zbatuese tí zhvillojnë brenda një kuadri të caktuar ligjor e rregullator.
Libri “Objektivat e Kontrollit për teknologjinë e Informacionit” (COBIT), që po ju sillet në dispozicion në gjuhën shqipe, së bashku me Manualin e Auditimit IT janë dy botime të rëndësishme të KLSH-së në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Manuali i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit është botimi i parë i serisë së botimeve të KLSH në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe është produkt i grupeve të punës së teknologjisë së Informacionit të EUROSAI-t (WGITA) si dhe Iniciativës për zhvillim të INTOSAI-t (IDI) për përcaktimin e rregullave e standardeve të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit po sjell në gjuhën shqipe për audituesit shqiptarë dhe për të gjithë të interesuarit e fushës së auditimit dhe të ekonomisë, një botim krejt të veçantë, “Standardet e Auditimit të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (GAO) ”.
Materiali i përmbajturnë këtë guidë është hapi i parë në drejtim të formulimit të standardeve të performancës në organizatat e sektorit publik.
Këto botime na ofrojnë qasje dhe shembuj ndërkombëtarë, sesi një auditues, në kontekstin e auditimit të performancës së një subjekti që zbaton programet dhe aktivitetet e Qeverisë për mjedisin, të preokupohet dhe të kryejë në kushtet e vendit Auditimin e Sistemeve të Menaxhimit të Mjedisit.