Standarde dhe Manuale

Përdorimi i standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t) është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe parësore për çdo institucion suprem auditimi në botë, pra dhe për ne KLSH.
Realizimi i auditimeve financiare është një nga objektivat themelore strategjike të KLSH-së, objektiv që buron edhe nga kërkesat e Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH”, ku shprehimisht përcaktohet se: “....Auditimi mbulon fushat e përputhshmërisë, ligjshmërisë, rregullshmërisë, menaxhimit financiar, kontabilitetit, si dhe ekonomicitetin, efiçencën dhe efektivitetin e administrimit të fondeve dhe pronës publike apo shtetërore”.
Libri “Objektivat e Kontrollit për teknologjinë e Informacionit” (COBIT), që po ju sillet në dispozicion në gjuhën shqipe, së bashku me Manualin e Auditimit IT janë dy botime të rëndësishme të KLSH-së në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Ky botim vjen i 42-ti në kolanën e botimeve të KLSH-së (2012-2015)
Në bazë të Nenit 1 të ISSAI 1, Deklarata e Limës, të ISSAI 30 “Kodi i Etikës” të INTOSAI-t, të ISSAI 12 “Vlerat dhe Përfitimet e SAI-ve: të bësh diferencën në jetët e qytetarëve”, Parimi 4, pika 3, të ISSAI 20 “Parimet e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë”, Parimi 2 dhe 4, si dhe të ligjit integral të KLSH Nr. 154/12 datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ju paraqesim këtë botim ..
Manuali i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit është botimi i parë i serisë së botimeve të KLSH në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe është produkt i grupeve të punës së teknologjisë së Informacionit të EUROSAI-t (WGITA) si dhe Iniciativës për zhvillim të INTOSAI-t (IDI) për përcaktimin e rregullave e standardeve të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.
Këto botime na ofrojnë qasje dhe shembuj ndërkombëtarë, sesi një auditues, në kontekstin e auditimit të performancës së një subjekti që zbaton programet dhe aktivitetet e Qeverisë për mjedisin, të preokupohet dhe të kryejë në kushtet e vendit Auditimin e Sistemeve të Menaxhimit të Mjedisit.
Strategjia e Zhvillimit e KLSH-së 2013-2017, Plani i Zhvillimit Strategjik 2011-2016 e INTOSAI-t dhe Plani i Zhvillimit Strategjik 2011-2017 e EUROSAI-t.
KLSH është pranuar në qershor të vitit 2013, anëtare e grupit Task Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E). Mandati i dhënë nga Bordi i EUROSAI-it grupit të TFA&E ka për qëllim kryesor të promovojë rëndësinë e sjelljes etike në..