Revista Shkencore

Revistë Katërmujore, Kërkimore-Shkencore-Informative

revista

I NDERUAR LEXUES !

Ndjehemi të nderuar që ju ofrojmë këtë revistë shkencore të cilin e gjykojmë dhe besojmë se do t’i përgjigjet interesit Tuaj në fushën e auditimit. Me iniciativën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit,revista “AUDITIMI PUBLIK” do të ofrohet si një periodike 4-mujore në fushën e kërkimit, shkencës dhe informacionit. Kjo revistë (materialet e së cilës do të jenë në Shqip dhe Anglisht) synon të mbledhë idetë dhe opinionet në fushën e, auditimit, kontabilitetit dhe financës publike në përgjithësi.
Janë të ftuar të publikojnë punimet dhe opinionet e tyre specialistë të enteve publike dhe private, akademikë, profesionistë të pavarur si dhe çdo i interesuar që gjen me vend trajtimin e një çështjeje të caktuar me interes publik bazuar në moton e INTOSAI “Experentia mutua omnibus prodest”
Duke ju uruar lexim të këndshëm, bordi editorial i revistës ju fton të shprehni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja në funksion të përmirësimit të kësaj iniciative me qëllim shndërrimin e saj në një arenë reale dhe profesionale të debatit ekonomik.

Me respekt
Bordi i Revistës