Raporti Vjetor i Performancës 2016

untitled1_001

KLSH në përmbushje të objektivit strategjik për shndërimin në një Institucion Suprem Auditimi që funksionon si një trupë profesionale e pavarur, në funksion të maksimizimit të vlerave dhe benifitseve në dobi të qytetarëve, fokusoi menaxhimin dhe veprimtarinë institucionale drejt një zhvillimi të qëndrueshëm drejt thellimit dhe konsolidimit të reformave të ndërmarra, në përputhje me standardet profesionale ndërkombëtare, ISSAI dhe me rekomandimet e Progres Raporteve të BE, me detyrimet kushtetuese dhe me pritshmëritë e Kuvendit, publikut dhe të gjitha palëve të interesit.

KLSH nëpërmjet këtij raporti adreson orientimin e Deklaratës së Kongresit të XXII të INTOSAI-t organizuar në ABU-DHABI në dhjetor të vitit 20016 “Ofrimi i njëzëri publik gjithëpërfshirës” duke synuar njëherazi përmbushjen e objektivit që qytetarët janë përfituesit kryesorë të punës dhe veprimtarisë të institucionit të KLSH-së. Është detyrë dhe obligimi ynë kushtetues dhe ligjor të performojmë me auditime profesionale dhe cilësore në funksion të transparencës dhe llogaridhënies efektive.