Raporti Vjetor i Performancës 2013, Rezoluta e Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe Plan Veprimi Zbatimi i Rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë

performanca-2013Gjatë vitit 2013, KLSH për realizimin e misionit të tij kushtetues është fokusuar në dy kolona kryesore, në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH-së 2013-2017, (2013-a ishte viti i parë i zbatimit të saj), si dhe në moton e Kongresit INCOSAI XXI të INTOSAI, të zhvilluar në Pekin, që auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e menaxhimit publik financiar të vendit.

Sikurse standardet ndërkombëtare INTOSAI të fushës e kërkojnë me forcë, zbatimi i qëllimit strategjik të KLSH “Ngritja e kapaciteteve audituese”, i njëjtë me objektivin e parë të Strategjisë së INTOSAI 2011-2016 dhe Strategjisë së EUROSAI 2011-2017, ka nënkuptuar auditime në sasi dhe cilësi.

Nën këndvështrimin e misionit të formuluar në Deklaratën e Pekinit, që“SAI-t (institucionet supreme të auditimit) do të vazhdojnë të shërbejnë shoqërinë dhe publikun, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e qeverisjes kombëtare, forcimin e demokracisë, përmirësimin e shtetit ligjor, duke luftuar korrupsionin, ruajtur sigurinë kombëtare dhe duke nxitur reforma”, KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare(në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) më shumë se një vit më parë, ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, ka propozuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, ka bërë kallzime penale për nëpunës të Shtetit, kryesisht punonjës të lartë dhe të mesëm të administratës publike.

 

26 Qershor 2014 – Rezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit”

Plan Veprimi Zbatimi i Rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë