RAPORT PËR ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË VITIT 2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur dhe paraqet raportin “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2015” në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 164, pika 1, germat a, b; të ligjit 154/2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ligjit nr.9936, datë 26.6.2008b“Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 62 e 63; si dhe të ligjit nr.160/2014, datë 29.12.2014 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2015”, i ndryshuar. Ky raport që i paraqitet Kuvendit është konceptuar dhe mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI), në Deklaratën e Limës, e cila përbën Kushtetutën e Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 200 “Standardet e Përgjithshme të Auditimit Publik, Kujdesi i Duhur Professional”, ISSAI 300 “Standardet e Fushës së Auditimit Shtetëror” ISSAI 400 mbi “Rregullat e Raportimit”, në ISSAI 1700 “Mbi Formimin e Një Opinioni dhe Raportimin e një Auditimi Financiar“, ISSAI 3000 “Standarde dhe drejtime në Auditimin e Performancës”, ISSAI 3100 “Drejtimet e Auditimit të Performancës - Parimet Themelore”, si dhe në standarde të tjera të auditimit të jashtëm të sektorit publik.

KLSH, në zbatim të kërkesave të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit”, ka orientuar veprimtarinë dhe kapacitetet audituese në fusha dhe veprimtari publike që ndikojnë drejtpërsëdrejti në financat publike, siç janë menaxhimi i investimeve në infrastrukturë, menaxhimi i shoqërive në sektorin e energjisë elektrike, aktivitetit konçesionar të qeverisë, administrimi i Bankës së Shqipërisë, Fondet speciale (ISSH dhe FSDKSH) dhe Fondet për Zhvillimin e Rajoneve etj. Spektri i auditimeve të KLSH, në nivel të sektorëve të ekonomisë, është gjithëpërfshirës.

Raport "Për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Vitit 2015"