RAPORT PËR ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË VITIT 2014

 

Raporti “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2014” është përgatitur në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 164, pika 1, germat a-b; të ligjit 154/2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ligjit nr. 9936, datë 26/6/2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 62 e 63; si dhe të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014”, i ndryshuar.

Ky Raport që KLSH i paraqet Kuvendit është konceptuar dhe mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI), në Deklaratën e Limës, e cila përbën Kushtetutën e Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 200 “Standardet e Përgjithshme të Auditimit Publik, Kujdesi i Duhur Professional”, ISSAI 300 “Standardet e Fushës së Auditimit Shtetëror” ISSAI 400 mbi “Rregullat e Raportimit”, në ISSAI 1700 “Mbi Formimin e Një Opinioni dhe Raportimin e një Auditimi Financiar“, ISSAI 3000 “Standarde dhe drejtime në Auditimin e Performancës”, ISSAI 3100 “Drejtimet e Auditimit të Performancës - Parimet Themelore”, si dhe në standarde të tjera të auditimit të jashtëm të sektorit publik.

Për më shumë:

Raporti "Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2014"

Fjala e Kryetarit të KLSH-së në Komisionin e Ekonomisë, 2 nëntor 2015