RAPORT PËR ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË VITIT 2013

Raporti “Për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2013”është përgatitur në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 164, pika 1, germat a-b; ligjit nr. 8270, datë 23/12/1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8599, datë 1/6/2000, neni 18, pika 1, gërmat a-b dhetë ligjit nr. 9936, datë 26/6/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 62 e 63; si dhe të ligjit nr. 119/2012 , “Për Buxhetin e vitit 2013”, i ndryshuar.
KLSH në funksion të përmbushjes së detyrimit kushtetues dhe ligjor ka orientuar veprimtarinë e tij audituese në konvergjencë dhe në zbatim të plotë të direktivës kryesore të shprehur në Kongresin e XXI të INTOSAI, “ Auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e menaxhimit publik financiar të vendit”.
Ky raport fokusohet në prezantimin dhe dhëniene një tabloje të qartë të ekzekutimit të buxhetit të shtetit të vitit 2013 si dhe pasqyron ecurinë e treguesve makroekonomike duke synuar dhënien e rekomandimeve për përmbushjen e objektivit për përmirësimin e vendimmarjes nga Qeveria me impakt nxitjen e përdorimit eficent, efektiv dhe me ekonomicitet të fondeve buxhetore. KLSH nëpërmjet këtij raporti, sjell në vëmëndje të Kuvendit identifikimin dhe adresimin e problematikave të konstatuara gjatë planifikimit dhe menaxhimit të fondeve buxhetorepër vitin 2013 dhe dhënien e rekomandimeve për të ardhmen në të gjitha aspektet e ciklit buxhetor me impakt menaxhimin efektiv të buxhetit, të borxhit publik, menaxhimit financiar e kontrollit, auditimit të brendshëm, etj.

Për më shumë