I. HYRJE
Në përputhje me nenet 33 dhe 34 nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje KLSH) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KLSH -ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KLSH -së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare / si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KLSH -së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave,etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KLSH-së janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KLSH-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KLSH-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Ligji nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
· i plotë;
· i saktë;
· i përditësuar;
· i thjeshtë në konsultim;
· i kuptueshëm;
· lehtësisht i aksesueshëm;
· i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenet 33 dhe 34 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit/dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
· Strukturën organizative të autoritetit publik;
· Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualeve ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
· Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
· Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
· Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
· Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
· Informacion për procedurat e prokurimit që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;
· Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
· Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KLSH-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
· AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
·Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij. |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Neni 7/1/a/d |
Vendim miratimi. Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve |
15 ditë pas miratimit të Kryetarit të KLSH
|
Sektori i burimeve njerëzore. |
Akte ndërkombëtare |
Neni 7/1/b Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar |
Ligji për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së Akte nënligjore:
Kodi etik Strategjia e Menaxhimit të riskut dhe KLSH Raport vjetor paraqitur parlamentit : Raporti i Performancës së aktivitetit të institucionit |
15 ditë pas miratimit nga Kryetarit të KLSH Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend |
Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, |
Neni 7/1/c/g |
Format ankese Adresë postare:
Adresë e-mail:
|
Pas miratimit të Programit të transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh |
Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe |
Neni7/1/ç |
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit. |
Drejtoria e Komunukimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. |
|
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. |
Neni 7/1/d |
Ligji për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së
Parashikimet ligjore në nenin 30, 31, 31/1 33,34,35 dhe 36 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008/ i ndryshuar. |
Menjëherë pas botimit në flet/zyrtare. E përhershme |
Sektori i burimeve njerëzore. Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve |
Mekanizmat monitorues; |
Neni7/1/dh |
Raporte monitorimi dhe auditimi. |
Pas publikimit Pas miratimit në kuvend |
Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. |
Buxheti |
Neni 7/1/e |
Buxheti Raporte-Monitorimi |
Pas miratimit të ligjit të buxhetit. Çdo tre mujor. |
Sektori i financës |
Informacion për procedurat e prokurimit. |
Neni 7/1/ë |
REGJISTRI I REALIZIMEVE TË PROKURIMEVE PUBLIKE PËR VITIN 2016 REGJISTRI I REALIZIMEVE TË PROKURIMEVE PUBLIKE PËR VITIN 2017 |
Menjëherë pas dërgimit në APP. |
Sektori i financës Drejtoria e IT dhe Logjistikës |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 |
Neni 7/1/i |
Tabelë |
Pas miratimit të programit të transparencës. |
Koordinatori |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. |
Neni 7/1/k |
Formulari i njoftimit Vendime Rekomandime Urdhra Vendime
Manuale |
Pas miratimit nga Kryetari i KLSH. Pas çdo krijimi të vendit vakant. |
Sektori i burimeve njerëzore. Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve Koordinatori |
Informacione të tjera të dobishme. |
Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar. |
Ankesa Politika e privatësisë
Materiale |
Pas miratimit nga Kryetari i KLSH. |
Sektori i burimeve njerëzore. Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve Koordinatori Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. |
Mbajtja e dokumentacionit nga KLSH. |
Neni 7/1/h |
Tabelë |
Pas miratimit të urdhrit. |
Koordinatori |
IV. PUBLIKIMI Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.klsh.org.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Transparenca”. |