Programi i Transparencës

I. HYRJE

Në përputhje me nenet 33 dhe 34 nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje KLSH) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KLSH -ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KLSH -së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare / si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KLSH -së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave,etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KLSH-së janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KLSH-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KLSH-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Ligji nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

· i plotë;

· i saktë;

· i përditësuar;

· i thjeshtë në konsultim;

· i kuptueshëm;

· lehtësisht i aksesueshëm;

· i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenet 33 dhe 34 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit/dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

· Strukturën organizative të autoritetit publik;

· Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualeve ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

· Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

· Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

· Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

· Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;

· Informacion për procedurat e prokurimit që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;

· Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

· Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KLSH-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

· AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

·Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë
Baza ligjore
Dokumenti/Përmbajtja
Afati kohor për publikim
Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Vendim miratimi.

Skemë.

Struktura e pagave.

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve

15 ditë pas miratimit të Kryetarit të KLSH


Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Sektori i burimeve njerëzore.

Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nënligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar

Ligji për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së

Akte nënligjore:

Rregullore e brendshme:

Kodi etik
Strategjia e zhvillimit të institucionit 2013-2017

Strategjia e Menaxhimit të riskut dhe KLSH

Raport vjetor paraqitur parlamentit :

Raporti i Performancës së aktivitetit të institucionit

Raport për zbatimin e Buxhetit të shtetit

15 ditë pas miratimit nga Kryetarit të KLSH

Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend

Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese

Adresë postare:

Adresë e-mail:
info@klsh.org.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Koordinatori

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Drejtoria e Komunukimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.


Neni 7/1/d

Kushtetuta

Ligji për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së

Parashikimet ligjore në nenin 30, 31, 31/1 33,34,35 dhe 36 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008/ i ndryshuar.
Neni 24 i ligjit nr. 119/2014.

Menjëherë pas botimit në flet/zyrtare.

E përhershme

Sektori i burimeve njerëzore.

Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve

Mekanizmat monitorues;
Raporte auditimi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni7/1/dh

Raporte monitorimi dhe auditimi.

Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë

Pas publikimit

Pas miratimit në kuvend

Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti

Raporte-Monitorimi

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

Çdo tre mujor.

Sektori i financës

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri

REGJISTRI I REALIZIMEVE TË PROKURIMEVE PUBLIKE PËR VITIN 2016

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Sektori i financës

Drejtoria e IT dhe Logjistikës

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014

Neni 7/1/i

Tabelë

Pas miratimit të programit të transparencës.

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Formulari i njoftimit
Formulari i transferimit ndërkombëtar

Vendime

Rekomandime

Urdhra

Vendime

Manuale
Udhëzues
Opinione

Nëpunës civil (vende vakante)

Pas miratimit nga Kryetari i KLSH.

Pas çdo krijimi të vendit vakant.

Sektori i burimeve njerëzore.

Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve

Koordinatori

Informacione të tjera të dobishme.

Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar.

Ankesa
Kërkesa

Politika e privatësisë

Materiale
ndërgjegjësuese dhe evente

Pas miratimit nga Kryetari i KLSH.

Sektori i burimeve njerëzore.

Drejtoria Juridike dhe e Zbatimit të Standardeve

Koordinatori

Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Mbajtja e dokumentacionit nga KLSH.

Neni 7/1/h

Tabelë

Pas miratimit të urdhrit.

Koordinatori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

IV. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.klsh.org.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Transparenca”.