Nga fillimi i muajit Janar, 2012 deri më 30 Dhjetor 2012, mediat e shkruara kanë pasqyruar raportet dhe deklaratat tona për shtyp me një numër prej 496, artikuj, editoriale dhe komente analitike, gati sa dyfishi i një viti të mëparshëm, me 280 të tillë.
Me këtë rast na jepet e drejta të theksojmë se , gazetarët e gjithë spektrit mediatik u janë përgjigjur me korrektësi prononcimeve tona, problematikave që lidhen me kontrollet e ushtruara nga ana jonë dhe aktiviteteve të ndryshme gjatë vitit për ecurinë në zhvillim të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Besoj se këto marrëdhënie në rritje me medien e shkruar e vizive do të forcohen më shumë në vitet e ardhshëm
Ndërsa nga ana e mediave audiovizive janë transmetuar 345 sekuenca filmike, edicione informatike, apo kronika të ndryshme televizive nga TV kombëtare dhe ato lokalet, nga 100 të tilla në viti 2011, shifra këto të nxjerra nga Raporti i Analizës për vitin 2011. Ndër televizorët kryesorë përmendim: KLAN; Top channel; TVSH; News 24; ALSAT; Vizion +; Shijak tv; Ora News, etj. duke sensibilizuar më tej opinionin publik për rezultatet e kontrolleve të ushtruara nga ana jonë dhe aktivitet e ndryshme lidhur me marrëveshjet e bëra me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit, si dhe me shoqatat apo shoqëri civile të interesuara për luftën dhe perfeksionimin e saj.
Pasqyra e shtypit, për vitin 2012